Psalms 10AL1

1Përse rri larg, o Zot? Pse fshihesh në kohë të vështira?

2I paudhi shfrytëzon me mburrje skamnorin; rënçin në kurthet që ngritën vetë.

3Me dëshirat e veta mburret i paudhi, ndërsa lakmitari shan e mallkon Zotin.

4I paudhi e mban hundën përpjetë e nuk kërkon, mendon se nuk ka Perëndi.

5Punët i venë gjithnjë mbarë, gjykimet e tua janë larg prej tij dhe kundërshtarët i fshin me një frymë.

6Thotë me vete: «Nuk do të trandem, kurrë nuk do më gjejë e keqja».

7Goja e tij është plot mallkime, mashtrime e dhunë, nën gjuhë ka ligësi e poshtërsi.

8Zë pritë nëpër fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta e me sy përgjon fatkeqin.

9Fshihet e pret si luani në strofull, pret për të rrëmbyer skamnorin, e rrëmben dhe e zvarrit në rrjetën e tij.

10Struket e mblidhet kruspull dhe para forcës së tij fatkeqët bien.

11I paudhi thotë me vete: «Perëndia harron, është fshehur e nuk sheh gjë».

12Ngrihu, o Zot, ngrije dorën, o Perëndi, e mos i harro skamnorët.

13Pse i paudhi e përçmon Perëndinë e thotë me vete: «Ti nuk do të më shqyrtosh?».

14Por ti ke parë, se ti e sheh ligësinë dhe brengën, ti i peshon me dorën tënde. Te ti mbështetet fatkeqi, ti je ndihmësi i jetimit.

15Thyeja krahun të paudhit e të ligut, hetoje për paudhësinë gjer në fund.

16Zoti mbretëron përjetë, por kombet zhduken nga toka e tij.

17Dëshirën e të përulurve ti e dëgjon, o Zot, ua forcon zemrën e bën kujdes,

18që t'i japësh të drejtë jetimit e të shtypurit, që njeriu i dheshëm të mos tmerrojë më askënd.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 10.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.