Psalms 13AL1

1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

2Deri kur do të më harrosh, o Zot? Deri kur do ta fshehësh fytyrën prej meje?

3Deri kur do të kem ankth në shpirt e brengë në zemër gjithë ditën? Deri kur armiku do të ngadhënjejë mbi mua?

4Shikomë e përgjigjmu, o Zot, Perëndia im! Jepu dritë syve të mi, që të mos më zërë gjumi i vdekjes,

5që armiku të mos thotë: «Ngadhënjeva mbi të!» që kundërshtarët të mos gëzojnë po të më merren këmbët.

6Por unë kam besim në mirësinë tënde, zemra ime u gëzoftë për shpëtimin tënd. Do t'i këndoj Zotit për të mirat që më dha.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 13.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.