Psalms 115AL1

1Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për hir të mirësisë sate, për hir të besnikërisë sate.

2Përse të thonë kombet: «Ku është Perëndia i tyre?».

3Perëndia ynë është në qiell e bën gjithçka dëshiron.

4Idhujt e tyre janë argjend e ar, vepra të duarve të njeriut.

5Kanë gojë e nuk flasin, sy e nuk shohin,

6veshë e nuk dëgjojnë, hundë e nuk nuhasin,

7duar e nuk prekin, këmbë e nuk ecin, prej fytit zë nuk nxjerrin.

8Ashtu qofshin edhe ata që i bëjnë, të gjithë sa në to besojnë.

9Beso në Zotin, o Izrael! Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.

10Beso në Zotin, o shtëpi e Aronit! Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.

11Besoni në Zotin, o ju që Zotin druani! Ai është ndihma dhe mburoja e tyre.

12Zoti u kujtua për ne e do të na bekojë. Do ta bekojë shtëpinë e Izraelit, do ta bekojë shtëpinë e Aronit.

13Do të bekojë ata që Zotin druajnë, të vegjël e të mëdhenj.

14Zoti ju shtoftë, ju dhe bijtë tuaj!

15Qofshi të bekuar prej Zotit, që bëri qiellin e tokën.

16Qiejt janë qiejt e Zotit, tokën ua ka dhënë bijve të njeriut.

17Zotin nuk do ta lavdërojnë të vdekurit, as ata që zbresin në vendin e heshtjes,

18por Zotin do ta bekojmë ne, që tani e deri në amshim! Aleluja!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 115.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.