Psalms 116AL1

1E dua Zotin, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim.

2Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë.

3Më kishin rrethuar litarët e vdekjes, më kishin zënë tmerret e skëterrës, fatkeqësia e dhimbja më kishin plandosur.

4Atëherë thirra emrin e Zotit: «O Zot, shpëtoje shpirtin tim!».

5I mëshirshëm është Zoti dhe i drejtë, Perëndia ynë është përdëllyes.

6Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi.

7Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, se Zoti është treguar i mirë me ty.

8Ti ma shpëtove jetën nga vdekja, sytë nga lotët e këmbën nga rrëshqitja.

9Do të eci në praninë e Zotit, në tokën e të gjallëve.

10Besoj, edhe kur them: «Jam shumë i pikëlluar!».

11Në pështjellimin tim thashë: «Mashtrues është çdo njeri!».

12Si do t'ia shpërblej Zotit gjithë të mirat që më bëri?

13Kupën e shpëtimit do të ngre dhe emrin e Zotit do të thërras.

14Premtimet që i bëra Zotit do t'i përmbush para gjithë popullit të tij.

15E çmuar është në sytë e Zotit vdekja e besnikëve të tij.

16Unë, o Zot, jam shërbëtori yt, shërbëtori yt e biri i shërbëtores sate, vargonjtë e mi ti i këpute.

17Ty do të të kushtoj fli falënderimi dhe emrin e Zotit do të thërras.

18Premtimet që i bëra Zotit do t'i përmbush para gjithë popullit të tij,

19në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jerusalem! Aleluja!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 116.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.