1Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull i huaj,
2Juda u bë shenjtërorja e Zotit, Izraeli zotërimi i tij.
3Deti pa e iku, Jordani u kthye pas.
4Malet kërcyen si desh, kodrat si qengja dhensh.
5Ç'pate, o det, që ike, e ti, o Jordan, që pas u ktheve?
6Ç'patët, o male, që si desh kërcyet, e ju, o kodra, porsi qengja dhensh?
7Dridhu, o tokë, para Zotit, para Perëndisë së Jakobit!
8Ai e ktheu shkëmbin në liqen, shkrepin në burime ujërash.