Psalms 113AL1

1Aleluja. Lavdëroni, o shërbëtorë të Zotit, lavdëroni emrin e Zotit.

2Qoftë bekuar emri i Zotit që tani e deri në amshim!

3Nga lindja e diellit deri në perëndim lëvduar qoftë emri i Zotit!

4Zoti është më lartë se gjithë kombet, lavdia e tij është përmbi qiejt.

5Kush është si Zoti, Perëndia ynë, që banon në lartësi,

6që përkulet për të parë qiellin e tokën mbarë?

7Nga pluhuri ai e ngre të mjerin, nevojtarin prej plehut e lartëson.

8Me fisnikët e vë të ulet, me fisnikët e popullit të vet.

9Beronjën e bën zonjë shtëpie, nënë fëmijësh plot ngazëllim. Aleluja!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 113.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.