1Aleluja! Lum njeriu që e druan Zotin, që gjen kënaqësi të madhe në urdhërimet e tij.
2Pasardhësit e tij do të jenë të fortë mbi tokë, breznia e të drejtëve do të bekohet.
3Pasuri e begati do të ketë në shtëpinë e tij dhe drejtësia e tij do të mbetet përjetë.
4Për të drejtët lindi drita mes errësirës, i mëshirshëm, i dhembshur dhe besnik është ai.
5I mirë është njeriu i mëshirshëm që jep hua, që i bën punët e tij me drejtësi.
6Ai nuk do të tronditet kurrë, i drejti do të kujtohet përjetë.
7Lajmit të keq nuk i trembet, zemra e tij ka besim të patundur te Zoti.
8Zemra e tij është e fortë, nuk do të tutet, derisa të shohë shkatërrimin e armiqve të tij.
9Është dorëdhënës, u jep nevojtarëve, drejtësia e tij mbetet përjetë, ballin e mban lart me nder.
10Do ta shohë i paudhi e do të pezmatohet, do të kërcëllojë dhëmbët e do të venitet, Dëshira e të paudhëve do të marrë fund.