Psalms 111AL1

1Aleluja! Do ta përlëvdoj Zotin me gjithë zemër në kuvendin e të drejtëve, në mes të bashkësisë.

2Të mëdha janë veprat e Zotit, të gjithë ata që i dëshirojnë, i shqyrtojnë ato.

3Shkëlqim e madhështi është vepra e tij, drejtësia e tij mbetet përjetë.

4Bëri mrekulli për t'u përkujtuar, i mëshirshëm e i dhembshur është Zoti.

5I ushqen ata që e druajnë, besëlidhjen e vet e kujton përjetë.

6I dëftoi popullit të vet fuqinë e veprave të tij, kur i dha trashëgiminë e kombeve.

7Të vërteta e të drejta janë veprat e duarve të tij, të besueshme janë të gjitha mësimet e tij.

8Ato mbeten përjetë e në amshim, janë bërë me vërtetësi e drejtësi.

9E çliroi popullin e tij, besëlidhjen me të e bëri të përjetshme, i shenjtë e i tmerrshëm është emri i tij.

10Fillimi i urtisë është droja e Zotit, kush vepron me të, fiton mençuri. Lavdia e tij mbetet përherë!

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 111.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.