Psalms 110AL1

1Psalm i Davidit. I tha Zoti zotit tim: «Ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu si shtrojë te këmbët e tua».

2Skeptrin e pushtetit tënd do ta shtrijë Zoti prej Sionit; sundo mes armiqve të tu!

3Popullin e ke me vete, të gatshëm, ditën e fuqisë sate, mes shkëlqimit të shenjtërisë. Prej gjirit të agimit, do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu.

4Zoti u betua e nuk do të pendohet: «Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».

5Zoti është në të djathtën tënde do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.

6Do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma, do t'u thyejë kokat në tokën mbarë.

7Udhës do të pijë prej përroit, ndaj kokën do ta mbajë lart.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 110.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.