Psalms 101AL1

1Psalm i Davidit. Mirësisë e drejtësisë do t'i këndoj, ty do të të thur himne, o Zot.

2Do të ndjek me urti udhën e përsosur, kur do të vish tek unë? Do të jetoj me zemër të pastër, brenda në shtëpinë time.

3S'do të mbaj para syve asgjë të pavlerë, e urrej veprën e dinakut, një gjë e tillë nuk do të më prekë.

4Do ta mbaj larg zemrën e shthurur, për të keqen nuk dua as t'ia di.

5Atë që të afërtin tinëz e përflet do ta shfaros, mendjemadhin e kryelartin s'do ta duroj.

6Kërkoj me sy besnikët e vendit, ata do të banojnë me mua; ai që ecën udhës së përsosur, ai do të jetë shërbëtori im.

7Mashtruesi s'ka për të banuar brenda shtëpisë sime, kush flet rrena nuk do të qëndrojë para syve të mi.

8Në mëngjes do të shfaros gjithë të këqijtë e vendit, që t'i zhbij prej qytetit të Zotit të gjithë ata që bëjnë paudhësi.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Psalms 101.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.