1Psalm falënderimi. Të brohorasë për Perëndinë mbarë toka!
2Shërbejini Zotit me gëzim, dilni para tij me brohoritje!
3Dijeni mirë se Zoti është Perëndi, ai na bëri e të tijtë jemi ne, jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.
4Hyni në portat e tij me përlëvdim, në oborret e tij me lavdërim, falënderojeni e bekoni emrin e tij.
5Se i mirë është Zoti, në amshim mirësia e tij, besnikëria e tij brez pas brezi.