Job 37AL1

1«Për këtë më dridhet zemra e më del nga vendi.

2Dëgjojeni, dëgjojeni krismën e zërit të tij, buçimën që del nga goja e tij.

3Nën qiellin mbarë e lëshon e vetima gjer në skajet e tokës shkon.

4Pas saj buçet një zë, shkreptin me zërin madhështor e asgjë s'i ndalon rrufetë pasi iu është dëgjuar zëri.

5Shkreptin Perëndia me zërin e tij e bën mrekulli që ne nuk i njohim.

6I thotë borës: “Bjer mbi tokë!” dhe zbraz shira të rrëmbyeshëm.

7Ai e ndal dorën e të gjithë njerëzve, që të gjithë njerëzit veprën e tij ta njohin.

8Egërsirat shkojnë në strofujt e vet e struken në banën e vet.

9Prej jugës vjen stuhia e acari prej murrlanit.

10Fryma e Perëndisë përfton akullin e ngrin syprina e ujërave.

11Retë i ngarkon me lagështi e vetimat e tij shpërndajnë.

12Shtillen gjithandej nën drejtimin e tij, për të kryer gjithçka u urdhëroi në botën përmbi dhe,

13se ai i përftoi ose për ndëshkim, ose për tokën e vet, ose për mirësi.

14Dëgjo këtu, o Job, zër vend e mrekullitë e Perëndisë mendo.

15A e di ti si u jep urdhra Perëndia e si e nxjerrin retë e tij rrufenë?

16A e di ti si fluturojnë retë? A i njeh mrekullitë e dijeplotit

17ti, që petkat të ngrohin, kur mbi dhe fashitet juga?

18Mos vallë me të i shtrive retë të ngurtë si pasqyrë e shkrirë?

19Na mëso çfarë t'i themi atij, se nuk marrim vesh për shkak të errësirës.

20A mund t'i thuhet se unë dua të flas? Nëse ai flet, njeriu do të përpihet.

21Mirëpo nuk e shohin njerëzit dritën tek shkëlqen mbi re, derisa era t'i shpërndajë.

22Nga veriu vjen drita e artë e madhështia mahnitëse Perëndinë rrethon.

23Të gjithëpushtetshmin ne nuk mund ta gjejmë, ai është madhështor në pushtet e drejtësi dhe nuk e nëpërkëmb drejtësinë e madhe.

24Prandaj njerëzit i tremben atij, por ai nuk i përfill ata që pandehen zemërurtë».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Job 37.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.