Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 30

:
Albanian - AL1
1 «Por sot me mua tallen rinjtë se unë, etërit e tyre s'i vija as me qentë e grigjës.
2 Ç'më duhet fuqia e duarve tyre? Vrullin ata e humbën.
3 skamje e uri, ndër djerrina dhëmbët kruajnë, ndër rrënojat e shkretimit.
4 Brejnë tagji e gjethe shkurresh, ngrohen me rrënjë gjineshtre.
5 Njerëzit i dëbojnë nga shoqëria e u bërtasin si ishin kusarë.
6 Ata banojnë ndër shpate luginash, shpella dheu e ndër shkëmbinj.
7 Ulërijnë nëpër shkurre e mblidhen nëpër hithra,
8 pjellë e marrëzisë e bij askushit, nga toka dëbuar.
9 Me këngë tani tallin e përrallë për ta u bëra.
10 Neveriten prej meje, prej meje largohen e fytyrë pështyjnë pa ngurrim.
11 Perëndia ma shkrehu harkun e këputi e ata nuk kanë fre me mua.
12 djathtë ngrihet lukunia, këmbëve bëjnë t'ua mbath e udhën e rrënimit ata shtrojnë.
13 Rrugën ma presin, rrënimin kurdisin e askush s'i ndal.
14 Vijnë si nga zgavra gjera, prej rrënojash rrëshqanë dalin.
15 Tmerri u soll kundër meje, nderi porsi era shtillet e si reja shkoi begatia ime.
16 E tani shpirti po fishket, ditët e pikëllimit kapluan.
17 Natën dhimbja kockat m'i ther e brejtja s'më qetë.
18 kap me forcë për petkash, qafëzën e tunikës ma shtrëngon.
19 llucë plandosi, pluhur e hi u bëra.
20 Unë thërras ty, por ti nuk përgjigjesh, qëndroj para teje, por ti s'më përfill.
21 U bëre mizor me mua, me dorë rreptë përndjek.
22 ngre kaluar erë e përplas stuhi.
23 E di se çon drejt vdekjes, shtëpinë për tërë gjallët u caktua.
24 A nuk shtrihet dora pas rrënimit, nëse lypet ndihmë mjerim?
25 A nuk qava me ditëzinjtë? A nuk m'u dhimbs shpirt skamnori?
26 Prisja mirën e zuri e liga, prisja dritën e zuri terri.
27 ziejnë zorrët pa pushim e ditë pikëllimi mësyjnë.
28 Endem i ngrysur e s'ka diell për mua, ngrihem kuvend e thërras për ndihmë.
29 Vëlla me çakejtë u bëra e shok me zogat e strucit.
30 Zi m'u lëkura e po rripet edhe vapa kockat po m'i djeg.
31 Për vajtim e kam lirën e fyellin për gjëmëtarësh».