Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 29

:
Albanian - AL1
1 Jobi foli sërish e tha:
2 «Ah, sikur kthente muajt e dikurshëm, ditët kur ruante Perëndia,
3 kur llamba e tij mbi kokën time feksej dhe ecja nëpër terr me dritën e tij!
4 Siç isha ditët e mia mira, kur tendën time me Perëndinë kuvendoja,
5 kur me mua ende ishte i gjithëpushtetshmi e djemtë e mi mua rrethonin,
6 kur këmbët me qumësht i laja e bri meje vaj kullonte shkëmbi!
7 Kur dilja te porta e qytetit e shesh stolin tim e vija,
8 zmbrapseshin rinjtë sapo shihnin e pleqtë këmbë brofnin,
9 fisnikët e ndërprisnin fjalën dhe gojën mbanin me dorë.
10 Princave u ikte zëri e gjuha për qiellzë u kapej.
11 mburrte kush me veshë dëgjonte, kush me sy shihte për mua dëshmonte,
12 se i ndiha skamnorit rënkimtar e jetimit askush s'i ndihte.
13 Bekimi i gremisurit mbi mua zbriste e zemrës vesë ia ktheja galdimin.
14 Me drejtësi u ngjesha e ajo veshi, për petk e për fes drejtësinë unë pata.
15 Unë qeshë sy për verbrin e këmbë për çalin,
16 atë unë qeshë për nevojtarin e mbrojtës për çështjen e panjohurit.
17 ligjve ua thyeja nofullat e prej dhëmbëve ua hiqja prenë.
18 Thosha me vete: “Në çerdhen time do jap shpirt e do t'i shumoj sa rëra ditët e mia.
19 Rrënja ime arrin ujë, natën vesa degët m'i mbulon.
20 Lavdia ime është përherë e re, gjithnjë i ri dorën time harku”.
21 Njerëzit dëgjonin e heshtur këshillën time prisnin.
22 Kur flisja unë, askush nuk fliste më, se rigonte mbi ta fjala ime.
23 Mua prisnin siç pritet shiu, me gojën hapur për shiun pranveror.
24 U qeshja e nuk besonin, por fytyrën e çiltër dot nuk ma zymtonin.
25 U tregoja udhën e zija kryet e vendit, qëndroja si mbret me ushtarë rrethuar e si ngushëllues i pikëlluarve».