1Jobi u përgjigj e tha:
2«Edhe sot e kësaj dite ankoj i acaruar, mbi rënkimin tim rëndon dora e tij.
3Ah, sikur ta dija ku ta gjeja, sikur të arrija te banesa e tij!
4Para tij do ta shtroja çështjen time e me plot të drejtë do ta hapja gojën.
5Do të merrja vesh përgjigjen e tij e do të kuptoja çfarë do të më thoshte.
6A do të grindej me mua me tërë madhështinë e tij? Jo, vërtet do të më dëgjojë!
7Atje me të do të fliste një njeri i drejtë e gjykatësi im përgjithmonë do të më shfajësonte.
8Ja, shkoj më tej e ai nuk gjendet, kthehem pas e nuk e pikas.
9Po të sillem majtas askund nuk e shoh, po të kthehem djathtas nuk ma kap dot syri.
10E, pra, ai e di si sillem unë; le të më vërë në provë e porsi ar do të dal.
11Gjurmëve të tij shkeli këmba ime, udhën e tij e mbajta pa dredhuar.
12Urdhrit të buzëve të tij unë nuk iu shmanga, fjalët e gojës së tij në zemër i mbajta.
13Por ai është i vetëm e kush mund ta kundërshtojë? Çfarë ai dëshiron, atë edhe e bën.
14Çfarë caktoi për mua, ai do ta përmbushë, e shumë gjëra të tjera që i ka në mendje.
15Prandaj më zë tmerri në praninë e tij, mendohem e dridhem prej tij.
16Perëndia ma molisi zemrën më tmerroi ai, i gjithëpushtetshmi.
17Se nuk po më rrënon errësira, as po më mbulon terri».