Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Job 11

:
Albanian - AL1
1 Cofar Namatiti u përgjigj e tha:
2 «A nuk e meriton një përgjigje fjalëshumi? A e shfajëson dot veten gojëtari?
3 Përçartjet e tua a do t'ua mbyllin gojën njerëzve? Kur ti përqesh askush nuk korit?
4 Ti thua: “Fjalët e mia janë pastra, jam i dëlirë sytë tuaj”.
5 Por, ah, sikur Perëndia flasë e hapë gojën me ty,
6 tregojë fshehtësitë e urtisë, e tejkalon mençurinë, e ta kuptosh se Perëndia ta harron fajin.
7 A mund t'i gjurmosh vallë thellësitë e Perëndisë? A mund t'ia nxjerrësh fundin gjithëpushtetshmit?
8 Është i lartë se qielli, çfarë do bësh? i thellë se skëterra, çfarë do dish?
9 E ka masën gjatë se toka e gjerë se deti.
10 Nëse kalon, ndal dikë e i bën gjyq, kush mund ta kthejë?
11 Se ai i njeh shtiracakët e, kur shohë ligësinë, a nuk do ta pikasë?
12 Por tutkuni bëhet i mençur, kur gomari bëhet njeri.
13 Po ta kthesh zemrën kah Perëndia, e t'i shtrish duart drejt tij,
14 po ta flakësh ligësinë ke dorë e po mos selitë padrejtësia shtëpinë tënde,
15 atëherë do ta mbash ballin lart, do qëndrosh fort e frikë nuk do kesh,
16 do ta harrosh mundimin, do ta kujtosh si ujërat shkuan.
17 Jeta jote do shkëlqejë shumë se mesdita dhe errësira do jetë si agimi.
18 Do kesh besim, sepse ka shpresë, do jesh i mbrojtur e do pushosh i qetë.
19 Do shtrihesh e askush nuk do trembë, shumëkush ndihmë do kërkojë.
20 Por sytë e paudhëve do çarten e do tretet prej tyre rrugëdalja, ndaj do shpresojnë japin shpirt».