Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Isaiah 57

:
Albanian - AL1
1 Po merr fund i drejti e askush nuk shqetësohet! Njerëzit besnikë po shfarosen e askush s'e vret mendjen! Po, i drejti po degdiset prej keqes!
2 Por, paqja vjen, kush ecën udhës drejtë, do prehet shtratin e vet.
3 Afrohuni këtu, o bij shortares, bij përdalit e lavires.
4 Me talleni? Kundër kujt hapni gojën e nxirrni gjuhën? A s'jeni ju bij paudhësisë e pjellë e mashtrimit?
5 Ju ndizeni epshe ndër lisa, poshtë çdo peme harlisur. Fëmijët tuaj i flijoni nëpër lugina, nëpër çarat e shkëmbinjve.
6 Mes rrëpirave luginës është pjesa jote, ato, po, ato janë çka takon. Atyre u kushtove fli stërpikjeje, fli drithi u blatove. Mos vallë prej tyre u dashka zbutem?
7 Mbi mal lartë e thepisur u ngjite e atje shtratin tënd e vure. Atje lart u ngjite fli për kushtuar.
8 Pas derës e pas pragut i vure përkujtimoret e tua. Fshehtas meje u zhveshe, mbi shtrat u ngjite e shtratin e zgjerove. Marrëveshje me ta ti bëre, shtratin e tyre fort e dëshirove, lakuriqësinë me ëndje ua vështrove.
9 Shkove te mbreti e lyer me vaj, e lyer me shumë erëra mira. Deri larg i nise lajmëtarët e tu dhe zbrite deri skëterrë.
10 Prej udhës gjatë u lodhe, por nuk the: «Është e kotë!». I mblodhe forcat sërish, prandaj dhe nuk u këpute.
11 Prej kujt u tute e pate frikë, gënjeje, harroje e mos kishe për zemër? Kam heshtur për një kohë gjatë, prandaj dhe nuk ma ke frikën.
12 Ja, unë do ta shpall hapur drejtësinë tënde bashkë me veprat e tua, por kjo s'do sjellë dobi.
13 Kur bërtasësh, le shpëtojë moria e idhujve tu. Por ata do t'i marrë era, do t'i përpijë puhiza. Por, kush kërkon strehë tek unë, do trashëgojë tokën, do zotërojë malin tim shenjtë.
14 «Sheshoni, sheshoni, shtrojeni udhën!», do thuhet, «Hiqini pengesat nga udha e popullit tim!».
15 Se kështu thotë i Larti e i Tejlarti, ai banon amshim, emri i cilit është i shenjtë: vend lartë e shenjtë banoj, por edhe pranë atij pendohet e atij ka përulësi shpirt, për t'ua përtërirë shpirtin përulurve, për t'ua përtërirë zemrën penduarve.
16 Ja, unë nuk dua grindem përherë as dua jem i zemëruar përgjithmonë, se para meje do këputej çdo shpirt e çdo qenie unë kam krijuar.
17 Prej paudhësisë tij pangopur u zemërova, e godita e i zemëruar prej tij u fsheha. E ai u end me kokëfortësi udhës zemrës vet.
18 I njoh mirë udhët e tij, por dua ta shëroj. Do t'i prij, do ta ngushëlloj sërish atë vetë dhe ata vajtojnë me të.
19 Do fjalë hareje buzët e tij. Paqe, paqe për atë është larg e afër, thotë Zoti, e do ta shëroj.
20 paudhët janë si deti i trazuar, nuk di qetësohet, ujërat e tij nxjerrin llucë e baltë.
21 Nuk ka paqe për paudhët, thotë Perëndia im.