Isaiah 56AL1

1Kështu thotë Zoti: Mbajeni të drejtën, zbatojeni drejtësinë, se shpëtimi im po afron, drejtësia ime po shfaqet.

2Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që e mban të shtunën pa e përdhosur, që i ruan duart nga çdo ligësi.

3Biri i të ardhurit, që është bashkuar me Zotin, të mos thotë: « Zoti do të më ndajë patjetër nga populli i vet» e as eunuku të mos thotë: «Ja, unë jam një pemë e tharë».

4Se kështu u thotë Zoti: «Eunukëve që i mbajnë të shtunat e mia, që zgjedhin të plotësojnë dëshirën time e që ruajnë besëlidhjen time,

5do t'u jap në shtëpinë time, brenda mureve të mia, një vend përkujtimi dhe një emër më të mirë se të kenë bij e bija. Do t'u jap një emër të amshuar, që s'do të shuhet kurrë.

6Ndërsa bijtë e të ardhurve që janë bashkuar me Zotin e që i shërbejnë atij, që e duan emrin e Zotit e janë vënë në shërbim të tij, të gjithë sa e mbajnë të shtunën pa e përdhosur e që e ruajnë besëlidhjen time,

7do t'i shpie në malin tim të shenjtë e do t'u jap gëzim në shtëpinë time të lutjes. Flitë e tyre të shkrumbimit e theroret e tyre do të pranohen në altarin tim, se shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt».

8Kështu kumton Zoti, Zoti im, ai që i mbledh të degdisurit e Izraelit: përveç atyre që kam mbledhur, do të mbledh edhe të tjerë përreth tyre.

9Mbarë ju, o egërsirat e fushës, ejani të hani, të gjitha ju, o kafshët e pyllit!

10Të gjithë rojtarët e tij janë verbuar, të paditur janë të tërë. Janë të gjithë qen të pagojë, të paaftë për të lehur. Shohin ëndrra, rrinë shtrirë, u pëlqen të dremitin.

11Janë qen grykës, që s'dinë të ngopen, janë barinj, që s'kuptojnë asgjë. Secili prej tyre endet udhës së vet, secili synon përfitimin e vet.

12«Ejani», thonë, «Të pimë verë, të dendemi me pije të forta. E nesërmja do të jetë si sot, madje edhe më mirë».

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for Isaiah 56.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.