Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Amos 7

:
Albanian - AL1
1 «Ja çfarë dëftoi Zoti, Zoti im: karkalecat po bëheshin gati teksa mbjellat e vonshme po çelnin e kositja e mbretit kishte ndodhur.
2 E si mbaruan ngrëni gjelbërimin e vendit, thashë: përgjërohem, o Zot, Zoti im, fale Jakobin, se s'do t'i bëjë dot ballë. Ai është i vogël.
3 Zotit i erdhi keq e tha: kjo nuk do ndodhë!
4 Ja çfarë dëftoi Zoti, Zoti im: zjarrin po thërriste Zoti, Zoti im, sillte gjykim. E thau humnerën e madhe dhe tokën e përpiu.
5 Atëherë thashë: përgjërohem, o Zot, ndale, se Jakobi s'do t'i bëjë dot ballë. Ai është i vogël.
6 Zotit i erdhi keq e tha: as kjo nuk do ndodhë!
7 Ja çfarë dëftoi: Zoti po qëndronte mbi një mur drejtë me plumbç dorë
8 e tha: “Amos, çfarë shikon?”. Unë thashë: “Një plumbç”. Ai tha: “Ja po e vendos plumbçin mes për mes popullit tim, Izraelit. Nuk do ta fal më.
9 Do rrënohen vendet e larta Isakut, shenjtëroret e Izraelit do rroposen. Shpatën do ta ngre kundër shtëpisë Jeroboamit”.
10 Atëherë Amacjahu, prifti i Betelit, i dërgoi fjalë Jeroboamit, mbretit Izraelit: “Amosi po kurdis diçka kundër teje, mes shtëpisë Izraelit. Vendi nuk mund t'i durojë gjithë fjalët e tij.
11 Ja ç'thotë Amosi: ‘Jeroboami do vdesë prej shpatës. Me vërtetë, Izraeli do shpërngulet prej tokës tij’”.
12 Atëherë Amacjahu i tha Amosit: “Ik, o vegimtar, mbathja drejt tokës Judës. Rri atje e profetizo!
13 Për Betelin mos profetizo më, se është shenjtërorja e mbretit, pallati mbretëror”.
14 Amosi iu përgjigj Amacjahut: “Unë nuk jam profet e as bir profeti. Jam blegtor e vjelës fiqsh.
15 Zoti mori prej kopeve e tha: ‘Shko e profetizoji populli tim, Izraelit’.
16 Prandaj, tani, dëgjoje fjalën e Zotit: ti po thua mos profetizo kundër Izraelit dhe mos e hap gojën kundër shtëpisë Isakut”.
17 Prandaj kështu thotë Zoti: “Jot shoqe do bëhet lavirja e qytetit, bijtë e bijat e tu prej shpatës do bien, me konop do ndahet toka jote e ti dhe huaj do vdesësh. Me vërtetë, Izraeli do shpërngulet prej tokës tij”».