Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Amos 8

:
Albanian - AL1
1 «Ja çfarë dëftoi Zoti, Zoti im: një kanistër me fruta verore.
2 E tha: “Amos, çfarë shikon?”. “Një kanistër me fruta verore”, i thashë. Pastaj Zoti tha: “I erdhi fundi popullit tim, Izraelit. Nuk do ta fal më!
3 Himnet e tempullit do kthehen vaje, atë ditë, kumton Zoti, Zoti im. Kufoma shumta do shkapërdahen gjithandej. Hesht!
4 Dëgjoni këtë, o ju shtypni vobektin, përvuajturin e vendit përpini!
5 Ju thoni: kur mbaron kjo hënë e re, shesim drithë? Kur mbaron kjo e shtunë? grurin ta nxjerrim treg, masën ta zvogëlojmë e çmimin ta rrisim, e peshoret t'i bëjmë rrejnë,
6 varfrin ta blejmë me argjend, vobektin për një palë sandale e mbeturinat e grurit shesim”.
7 Zoti përbetohet për krenarinë e Jakobit: “Kurrë nuk do t'i harroj veprat e tyre.
8 A nuk do trandet toka për këtë, a nuk do vajtojnë tërë banorët e saj? A nuk do mbufatet e gjithë toka porsi Nili, a nuk do përpëlitet e fashitet porsi lumi i Egjiptit?
9 Atë ditë, kumton Zoti, Zoti im, diellin do ta perëndoj mesditë, tokën do ta errësoj mes ditës.
10 Te kremtet tuaja do t'i shndërroj vaje, këngët vajtime. Do hedh grathore mbi çdo ijë, çdo kokë do ta bëj shog. Do ta bëj si kuja për fëmijën e vetëm, do marrë fund si ditë hidhërimi.
11 Ja, po vijnë ditët, kumton Zoti, Zoti im, kur do çoj urinë mbi tokë, jo uri për bukë, apo etje për ujë, por uri për dëgjuar fjalët e Zotit.
12 Do enden nga deti det, nga veriu lindje, do t'i bien kryq e tërthor, për kërkuar fjalën e Zotit, por nuk do ta gjejnë.
13 Do meken atë ditë nga etja vashat e bukura e djelmoshat,
14 ata bëjnë be për fajin e Samarisë e thonë: pasha Perëndinë tënd, o Dan! Pasha udhën e Bershebës! Ata do bien e kurrë nuk do ngrihen”».