Titus 2DHRGKK72

1Por ti fol sa duhenë për mësimin’ e shëndoshë.

2- Pleqtë të jenë të esullë, të hieshim, të urtë, të shëndoshë ndë besët, ndë dashunit, ndë durimt.

3Kështu edhe plakatë të bihenë sikurse u ka hie shenjtënavet, mos jenë kallëzimtore, mos jenë dhanë mbas venësë shumë,

4të jenë mësimtorë të mira, qi të mësojënë të ratë, të kenë dashuni mbë burrat, e dashuni mbë dielmt,

5të urta, të qiruta, shtëpiare, të mira, krye-ulta mbë burrat e veta, qi të mos nemetë fjala e Perëndisë.

6Kështu porosit edhe të ritë të jenë të urtë.

7Mbë të gjitha punët të diftojsh vetëhenë tande për figure të vepëravet mira, tue rueitunë ndë mësimt pa prishie e hieshim,

8fjalë të shëndoshë e të pazanë me faj, qi të turpënohet’ ai qi ashtë kundrë, a të mos ketë me folunë për ju as ndonji të keqe.

9Shërbëtorëtë t’u ulinë kryetë zotënivet vet, mbë gjithë punët të jenë të pëlqyeshim, të mos dalinë kundrë me fjalë.

10Të mos viedhinë, por të diftojënë qish do besë të mirë, qi të stolisinë ndër gjithë punët mësimin’ e Shëlbyesit t’ynë Perëndisë.

11Sepse u duk i shpëtueshimi hir i Perëndisë mbë gjithë nierëzit,

12qi na mëson neve me mohuem pabesëninë edhe dëshërimet’ e botësë, e të rroimë ndë këte jetë me urti e me dreitëni, e me besë të mirë,

13tue pritunë të lumenë shpëresë, edhe të dukunit’ e laftit të madhit Perëndi, edhe Shëlbyesit t’ynë Iesu Krishtit,

14i cilli dha vetëvetëhenë për ne, qi të na shpërblejë prei qish do farë paligjënie, edhe të na qirojë për vetëhen’ e ati popullë të sgjedhunë, zemër-përvëlutë për vepëra të mira.

15Këto fol, e porosit, e qarto me qish do farë urdhëni, askushi le të mos të hedhi poshtë.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for Titus 2.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.