Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Titus 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Pauli shërbëtor’ i Perëndisë, edhe apostull’ i Iesu Krishtit, mbas besësë sgjedhunivet Perëndisë, edhe mbas ngjofëmesë vërtetësë qi ashtë mbas besësë mirë.
2 Për Shpirtin’ e jetësë pasosëme, qi ka zotuem i parrenësi Perëndi para motevet pa-sosunë.
3 Edhe nxuer për faqe ndë kohëna urdhënueme fjalën’ e vet me anë predikimit qi i kam zanë besë unë mbas porosisë Perëndisë t’onë Shëlbuesit;
4 mbë Titonë thieshtinë dialë mbas besësë rëndomshime, qoftë hir, përdëllimt’, paqtim, prei Perëndisë Atit, edhe prei Zotit Iesu Krisht, Shëlbuesit t’ynë.
5 Përandai lashë ndë Kretë, qi ndreqish mangunatë, edhe veshë pleq qytet mbë qytet,
6 sikurse kam urdhënuem kur jet’ i patërhiekunë për faj, burr i nji gruejë, qi ka bij besëratë, qi mos u ketë dalunë zani për plank-prishës, a për pabindunë.
7 Sepse episkopi duhetë me qenun’ i patërhiekunë për faj, porsi guvernuer i Perëndisë, jo krye-naltë, jo zemërak, jo pianec, jo rrafës, jo asi qi lakëmon mbë fitim keq,
8 por derë-çelë mbë huejt, miku i mirësë, i urtë, i dreitë, shenjt, asi qi përmba vetëhenë,
9 ngjitunë mbrapa mbas fjalësë zanë besë mësimit, qi mundetë me ngutunë tierëtë me mësimin’ e shëndoshë, edhe qartojë ata qi flasinë kundrë.
10 Sepse janë shumë pabindunë, fjalë-kotë e mend-marrës, ma fort ata qi janë prei rreth-presëjesë. Atyneve duhetë me u mbëçelunë gojënë,
11 cillëtë këthejënë përmbys shtëpia tana tue mësuem sa s’duhetë, për fitim ndytë.
12 Nji prei atyneve tha, vetë profeti i atyneve: “Kretasitë janë kurdo rrenësa, bisha këqia, barqe përtueshim”.
13 Ajo deshmi asht’ e vërtetë, për ate punë qartoi ata fort, qi shëndoshenë ndë besët,
14 edhe mos u venë vesh përrallavet Iudejvet, edhe porosivet nierëzëvet qi i këthejënë shpinënë vërtetësë.
15 gjitha janë qirueme mbë qiruemit, por mbë ndyemit e mbë pabesët asgja s’asht’ e qirueme, por edhe mendia e atyneve edhe ndërgjegjëja asht’ e ndyeme.
16 Rrëfejënë me gojë se ngjofinë Perëndi, por me punë e mohojënë, sepse janë ndyem, edhe pabindunë, edhe paprovueshim mbë qish do farë pune mirë.