Revelation 11DHRGKK72

1Edhe m’u dha nji kallam qi gjante porsi shkop; edhe engjulli rrinte e më thoshte: Ngreu, edhe mat tempullin’ e Hyjit, edhe therorenë, edhe ata qi adhurojënë nd’atë,

2por oborrinë qi ashtë përjashta tempullit lene jashtë, edhe mos e mat, sepse u dha mbë kombet; edhe qytetinë shenjt kanë me e shkelunë katër-dhet’ e dy muej.

3Edhe kam me u dhanë të dy deshmitarëvet mi, edhe do të profetizojënë nji mijë e dy qind e gjashtë-dhetë ditt, veshunë me thasë.

4Këta janë dy drunat’ e ullinit, edhe dy kandiletë qi rrinë përpara Hyjit dheut.

5Edhe ndë dashtë kushi me u bamë dam, del ziarrm prei gojës’ atyne, edhe ha anëmiqt’ e atyne; edhe ndë dashtë kushi me u bamë dam, kështu duhetë me u vram’ ai.

6Këta kanë pushtet me mbyllunë qiellinë, për mos me ranë si ndë ditt të profezis’ atyne; edhe kanë pushtet mbi ujënat me i këthyem mbë gjak, edhe me i ranë dheut me qish-do farë plage, sa herë të denë.

7Edhe kur të mbarojënë deshmin’ e vet, bisha qi del prei abyssit ka me bamë luftë me ata, edhe ka me i mundunë, edhe ka me i vramë.

8Edhe korpënat’ e atyneve kanë me u dergjunë mbi rrugën’ e qytetit math, qi quhetë shpirtënisht Sodomë edhe Egjyptë, atie ku u kryqëzue edhe Zoti ynë.

9Edhe kanë me pamë shumë vetë prei popujvet e prei faravet e prei gjuhënavet e prei kombevet korpënat’ e atyneve tri ditt e gjymës, edhe s’kanë me lanë korpënat’ e atyneve me i vumë ndër vorret.

10Edhe ata qi rrinë mbë dhet kanë me u gëzuem për ata, e kanë me u gazëmuem; edhe kanë me i dërguem dhunëti njani tietërit, sepse këta të dy profetënitë munduen’ ata qi rrinë mbë dhet.

11Edhe mbas tri ditsh e gjymës hyni mb’ata frymë jete prei Hyjit; edhe qindruenë mbë kambë të veta, edhe i muer frik’ e madhe ata qi i shifshinë.

12Edhe ndëgjuenë nji za të math prei qiellit qi u thoshte: Hipni këtu. Edhe hipnë mbë qiellt mbë ret, edhe anëmiqt’ e atyneve i panë.

13Edhe nd’ate orë u ba nji dhe-lëkundie e madhe, edhe e dhetta qytetit ra, edhe u vranë ndë dhe-lëkundiet shtatë mijë emëna njerëzish; edhe të tietër’ i muer frika, edhe i dhanë lavdi Hyjit qiellit.

14E dyta mier shkoi, nje e treta te po vien shpeit.

15Edhe i shtatti engjull’ i ra trumbetësë, edhe u banë zana të mëdha ndë qiellt qi thoshinë: Regjëniat’ e botës’ u banë të Zotit t’ynë, edhe të Krishtit ati, edhe ka me regjënuem ndë jetët të jetëvet.

16Edhe të njizet e katër pleqtë, qi janë ndenjunë mbë shqembet e vet përpara Hyjit, ranë me faqe për dhe, edhe adhuruenë Hyjinë,

17tue thanë: Falemi ndersë teje, o Zoti Hyj gjithë-pushtetësi, ai qi asht’ edhe qi ishte edhe qi vien, sepse more fuqinë tate të madhenë, edhe regjënove.

18Edhe kombet’ u zemëruenë, edhe erdhi zemërimi yt; edhe koha e të vdekëvet, qi të gjukohenë, edhe të apish pagënë mbë shërbëtorët e tu profetënitë, edhe mbë shenjtënat, edhe mb’ata qi kanë frikë emëninë tat, mbë të vegjëlit edhe mbë të mëdhejt, edhe të vdierrish ata qi vdornë dhenë.

19Edhe u çel tempulli i Hyjit ndë qiell, edhe u duk arka e dhiatës’ ati ndë tempull t’ati; edhe u banë vetima e zana e bumbullima e dhe-lëkundie e breshën i math.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for Revelation 11.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.