Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Revelation 10

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe pashë nji tietër’ engjullë fortë tue sdripunë prei qiellit, veshunë me re, edhe kishte yl-berinë mbë kryet, edhe faqeja e ati porsi dielli, edhe kambët’ e ati porsi shtylla ziarrmi.
2 Edhe kishte n’dorë vet nji libër vogëlë hapëtë; edhe vuni kambën’ e vet diathtënë mbi dhet, edhe mangjëtënë mbi dhet;
3 edhe thërriti me za math, porsi leoni kur ulurin; edhe kur thërriti, folnë shtatë bumbullimatë me zanat e vet.
4 Edhe kur folnë shtatë bumbullimatë me zanat e vet, pata për me shkruem; edhe ndëgjova nji za prei qiellit qi thoshte: Bulos ato qi folnë shtatë bumbullimatë, edhe mos i shkruei.
5 Edhe ai engjulli qi pashë tue ndenjunë mbi det edhe mbi dhet, ngriti dorën’ e vet ndë qiell,
6 edhe bani be për ate qi rron ndë jetët jetëvet, i cilli ndërtoi qiellin’ edhe sa janë nd’ate, edhe dhen’ edhe sa janë nd’ate, edhe detin edhe sa janë nd’ate, se kohë s’ka me qenunë ma.
7 Por ndë ditt zanit engjullit shtattë, kur ka për me i ranë trumbetësë, atëherë ka me u mbaruem mysteri i Hyjit, sikurse u dha zanin’ e mirë shërbëtorëvet vet profetënavet.
8 Edhe ate zaninë qi ndëgjova prei qiellit, për-së-ri fliste me mue, e thoshte: Shko, e merr librin’ e vogëlë haptinë n’dorë t’engjullit qi ka ndenjunë mbi det edhe mbi dhet.
9 Edhe voita tek engjulli, e i thashë: Ep-më librin’ e vogëlë. Edhe ai thotë: Merr-e edhe haje, edhe ka me ithtuem barkunë tat, por ndë gojët tate ka me qenun’ i ambëlë porsi mialtë.
10 Edhe mora librin’ e vogëlë prei dorës’ engjullit, edhe e hangra; edhe ishte ndë gojët t’eme, porsi mialtë i ambëlë; edhe kur e hangra u ithtue barku em.
11 Edhe thotë: Duhetë me profetizuem për-së-ri ri mbë shumë popuj e kombe e gjuhëna e riga.