Mark 6DHRGKK72

1Mbasandai dul prei andej, ende erdhi ndë dhet të vet; ende dishepujt’ e ati e marrinë mbrapa.

2Ende kur erdhi e shëtuna, filloi me mësumë ndë synagogoët; ende shumë vetë kur ndëgjojinë, mërekulloheshin’, e thoshinë: Prei kah i erthnë këti këto? Ende qish ashtë këjo dituni qi iu ka dhanë këti, sepse ende të këtilla mërekullia bahenë prei durësh ati?

3Nuk’ ashtë kyi ai qi ndërton, i bir’ i Marisë, e i vëllai Iakobit, e i Ioseut, e i Iudës’, e i Simonit? Ende nukë janë të motërat’ e ati këtu ndër ne? Ende shkandalizoheshinë mb’ate.

4Po Iesui u thoshte atyne, se: Nuk’ ashtë profet i pandershim gjeti, veç ndë dhet të vet, ende ndër nierëzit e vet, ende ndë shtëpit të vet.

5Ende s’mundei me bam’ atie as ndonji mërekulli, veç mbë pak të sëmunë vuni durët mbi ata, e i shëndoshi.

6Ende mërekullohei për pa-besënin’ e atyne. Ende shkonte rreth katundevet tue mësumë.

7Ende thirri për-anë të dy-mbë-dhitëtë, ende filloi me i dërgumë dy nga dy; ende u epte atyne urdhënë mbi shpirtënat e ndytë;

8ende i porositi mos me bartunë asgja mb’udhë, veç nji shkop vetëmë; as straicë, as bukë, as rame ndë brest,

9po të jenë mbathunë me shollëza, ende të mos veshinë dy palë petka.

10Ende u thoshte atyne: Mbë ç’shtëpi qi të hyni, mbetni atie ngjer sa të dilni andej.

11Ende sa vetë të mos u presinë juve, as të mos u ndëgjojnë juve, kur të dilni prei andej, shkundni pluhurin’ e rëposh kambëvet tuja për deshmi mb’ata. Me të vërtet po u thom juve, se: Ma i durushim ka me qenë mundimi ndë Sodomë a ndë Gomorë ndë ditë të gjyqit, se mb’atë qytet.

12Ende ata dulnë, e predikojinë qi të pendohenë.

13Ende nxirinë shumë diaj, ende lyjinë me voj shumë të sëmunë, ende i shëndoshshinë.

14Ende mbëret Herodi ndëgjoi për atë (sepse emëni i ati kishte dalë për faqe:), ende thoshte, se: Gjionni qi pagëzonte u ngjall prei së vdekunish, ende përandai punohenë këto mërekullia prei ati.

15Të tierë thoshinë, se: Asht’ Elia. Ende të tierë thoshinë, se: Ashtë profet, a posi nji prei profetënish.

16Po Herodi kur ndëgjoi, tha, se: Kyi asht’ ai Gjionni, qi e preva unë; ai ashtë ngjallë prei së vdekunish.

17Sepse ai Herodi dërgoi, e zuni Gjionnin’ ende e lidhi ndë burk, për Herodiadënë grun’ e Filippit të vëllait vet, sepse e kishte marrë për gru.

18Sepse Gjionni i thoshte Herodit, se: Nuk’ asht’ e udhësë me pasunë ti grun’ e t’yt vëlla.

19Andai Herodiada e kishte mëni, ende donte me e vramë; po nukë mundei.

20Sepse Herodi e kishte frikë Gjionninë, tue ditun’ ate për nieri të dreitë ende shenjt, ende e runte; ende ai kur ndëgjoi ate, bani shumë punë, ende i ndëgjonte me gëzim.

21Ende kur erdhi nji dit’ e mbarë, qi bante gosti Herodi për ditt e të lemit vet mbë të mëdhejt, e mbë kapidanat, e mbë të parët e Galilesë;

22ende atëherë hyni e bija asai Herodiadës’ e karceu, ende i pëlqeu Herodit, ende atyneve qi ishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, ende mbëreti i tha vajëzësë: Lyp-më qish të dushë, ende kam me ta dhanë.

23Ende i bani be asai, se: Ate qi të më lypish, kam me ta dhanë, ngjer mbë gjymsën’ e mbëretënisë s’eme.

24Ende ajo dul’ e i tha s’amësë: Qish të lypi? Ende ajo tha: Kryet’ e Gjionn pagëzorit.

25Ende ajo hyni përnjiherë me nxitim ke mbëreti, e lypi, tue thanë: Du të më apish përnjiherë mbë kupët kryet’ e Gjionn pagëzorit.

26Ende mbëreti u idhënu; po për bet qi bani, ende për ata qi ishinë ndenjunë bashkë ndë mësallë, nukë deshi me ia hedhunë poshtë të zotumitë.

27Ende mbëreti përnjiherë dërgoi nji trim, e urdhënoi me u prumë kryet’ e ati;

28ende ai voiti, e i preu kryetë ndë burk, ende pruni kryet’ e ati mbë kupët, ende ia dha vajëzësë; ende vajëza ia dha s’amësë vet.

29Ende dishepujt’ e ati kur ndëgjunë, erthnë, ende ngritnë korpin’ e ati, ende e vunë ndë vorrt.

30Ende apostujtë mbëlidhenë ke Iesui, ende i dhanë za për të gjitha, ende sa banë, ende sa mësunë.

31Ende ai u thot’ atyne: Eni ju vetë veç-anë ndë vend të shkretë, ende prahi pak, sepse ata qi vijin’ e shkojin’ ishinë shumë vetë, ende s’kishinë kohë as për me ngranë.

32Ende ata shkunë me lundrënë ndë nji vend të shkretë veç-anë.

33Ende gjindëja pan’ ata tue shkumë, ende shumë vetë e ngjoftnë, ende u lishunë prei gjithë qytetesh, e voitnë atie kambë, ende e mbërrin’ atie ma përpara se ata, ende u mbëlothnë ke ai.

34Ende Iesui kur dul, pa shumë gjindëje, ende iu dhimptnë, sepse ishinë posi dhentë qi s’kanë bari, ende filloi me i mësumë shumë.

35Ende ndashti mbassi kishte shkumë shumë kohë, dishepujt’ e vet afrohen’ e i thonë, se: Vendi asht’ i shkretë, ende ndashti koha ka shkumë shumë.

36Lisho ata, qi të shkojnë rreth aravet e katundevet, me blemë bukë për vetëhen’ e atyneve, sepse s’kanë se qish të hanë.

37Po ai u përgjeq, e u tha atyne: Epni ju atyneve me ngranë. Ende ata i thonë: Të shkojm’ e të blejmë dy qind dinarë bukë, ende t’u apim’ atyne me ngranë?

38Ende ai u thot’ atyne: Sa bukë keni? Shkoni e shifni. Ende si voitnë e panë, i thanë: Pesë, ende dy peshq.

39Ende ai urdhënoi ata me u ulunë të gjithë përmbi bar të ngjomë, e me ndenjunë tufa tufa.

40Ende ata ndejtnë rreth e rreth, kah nji qind, e kah pesë-dhitë.

41Ende ai si mur pesë bukët’ ende dy peshqitë, shtiu sytë ndë qill, e bekoi, ende theu bukët’, e ua dha dishepujtvet vet për me i vumë përpara atyneve; ende u dau të gjithëve dy peshqitë.

42Ende të gjithë hangrën, ende u nginë.

43Ende ngritnë dy-mbë-dhitë kosha plot me copa, ende me peshqit.

44Ende ata qi hangrën bukët’ ishin afërë pesë mijë burra.

45Ende përnjiherë nguti dishepujt’ e vet me hymë ndë lundrët, ende me shkumë përpara për-mb’-at’-anë ndë Bethsaida, ngjer sa të lishonte ai gjindëjenë.

46Ende si i lishoi, shkoi ndë malt për me u falunë.

47Ende si u ngrys, lundra ishte ndë miedis të detit, ende ai vetëmë mbi tokë.

48Ende pa ata tue u mundumë mbë të vozitunit, sepse era ishte kundrë atyneve; ende mbë të katrëtënë ruitien’ e natësë vien ke ata, tue ecunë mbi det, ende deshi me i kapërcymë.

49Po ata kur pan’ ate tue ecunë mbi det, kujtunë se ashtë hije, ende gërthitnë,

50sepse të gjith’ e panë, ende u përzinë. Ende përnjiherë foli bashkë me ata, e u tha atyne: Kini zemërë, unë jam, mos u frikoni.

51Ende hypi ndë lundrët ke ata, ende pushoi era; ende habiteshinë fort tepërë me vetëvetëhenë, ende mërekulloheshinë.

52Sepse nuk’ e murnë vesht prei bukëvet, sepse zemëra e atyneve ishte ashpërumë.

53Ende si kapërcynë, erthnë ndë dhet të Gennesaret, ende shtinë hekur ndë lima.

54Ende ata kur dulnë prei lundrëzë, përnjiherë e ngjoftnë,

55ende u turrën ndëpër gjith’ ato anë, e fillunë me prumë mbi shtratëna ata qi kishinë keq, aty ku ndëgjojinë se ashtë.

56Ende kudo qi hynte ndëpër katunde, a ndër qytete, a ndër ara vejinë të sëmunëtë ndëpër tregjet, ende i luteshinë të prekinë vetëmë sqepin’ e peykut ati; ende gjithë sa e prekshinë, shëndosheshinë.

Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872. © Interconfessional Bible Society of Albania

Choose Translation

Switch translation for Mark 6.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.