Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 5

:
Albanian - DHRGKK72
1 Ende erthnë përtej detit, ndë vend Gadarenvet.
2 Ende ai si dul prei lundrëzë, përnjiherë i dul përpara prei vorresh nji nieri me shpirt ndytë,
3 qi e kishte ndenjunitë ndër vorret, ende askushi s’mundei me e lidhunë me vargje hekurash,
4 sepse shumë herë qe lidhunë me hekura ndër kambë, e me vargje hekurash, po ai këpuste vargjet’ e hekuravet, ende dërrmonte hekurat’ e kambëvet; ende askushi s’mundei me e sbutunë.
5 Ende për gjithë natën’ e për gjithë ditën’ ishte ndëpër malet, e ndëpër vorret, tue gërthitun’, e tue këputunë vetëvetëhenë me gurë.
6 Ende kur pa Iesunë për largu, u turr, ende e adhuroi,
7 ende briti me za math, e tha: Qish ke ti me mu, o Iesu, i Bir’ i Perëndisë naltë? ve be për Perëndinë, mos mundojsh,
8 (Sepse Iesui i thoshte: Dil prei nieriut, o shpirt i ndytë).
9 Ende e pyste: Si ta thon emninë? Ende ai u përgjeq, e tha: Legjeon ma thon’ emninë, sepse jemi shumë.
10 Ende i lutei shumë, për mos me i dërgumë jashtë vendit.
11 Ende atie ndëpër ato male ishte tue kullotunë nji tuf’ e madhe thish.
12 Ende gjithë diajt’ u lutnë, tue thanë: Dërgo-na ndër thit, qi hyjmë ndër ata.
13 Ende Iesui përnjiherë i la. Ende shpirtënat’ e ndytë dulnë, e hynë ndër thit; ende tufa u hoth prei shkrepit ndë det (ende ishin’ afërë dy mijë;) ende u mbytnë ndë det.
14 Ende ata qi kullotshinë thitë iknë, ende dhanë za ndë për qytet e ndë për arat. Ende dulnë me pamë qish ashtë këjo punë qi u ba.
15 Ende vinë ke Iesui, ende ven’ ore diallosuninë qi pat pasunë legjeoninë, tue ndenjun’ e veshun’ e urtësumë; ende u frikunë.
16 Ende ata qi pan’ u diftun’ atyneve, se si gjaiti puna mbë diallosunin’, ende për thit.
17 Ende ata fillunë t’i lutenë me ikunë prei synorevet atyne.
18 Ende ai kur hyni ndë lundrët, ai qi pat qenë diallosunë i lutei qi jetë bashkë me ate.
19 Ende Iesui s’e la, po i tha: Shko ndë shtëpit tande ke tutë, ende epu za për gjithë sa bani Zoti, ende përdëlleu.
20 Ende ai iku, ende filloi me predikumë ndë Dhekapol, sa i bani ati Iesui, ende gjithë mërekulloheshinë.
21 Ende Iesui si kapërceu për-së-ri me lundrët për mb’-at-anë, shumë gjindëje u mbëloth ke ai, ende ai ishte për-anë detit.
22 Ende ngje ke vien nji prei parëvet synagogësë, qi e kishte emëninë Iair, ende kur pa ate, i bije ndër kambë,
23 ende i lutei shumë, tue thanë, se: Eme bijëzë ashtë mbë frymë mbrapme, vish, e vesh durët mbi ate, qi shpëtojë’; ende ka me rrumë.
24 Ende ai voiti bashkë me atë; ende shumë gjindëje e merrinë mbrapa, ende e shtrëngojinë.
25 Ende nji gru qi i rrithte gjak dy-mbë-dhitë viet,
26 ende kishte hekunë shumë prei shumë mëjekësish, ende kishte prishunë gjithë qish kishte pasunë, ende s’ishte bamë mirë aspak, po ishte bamë ma keq;
27 ajo kur ndëgjoi për Iesunë, erdhi ndërmiet gjindëjesë mbrapa, e preku petkun’ e ati.
28 Sepse thoshte, se: Ende ndë përkitsha petkat’ e ati, kam me shpëtumë.
29 Ende përnjiherë iu shter rriedhunit’ e gjakut; ende e ndijeu ndë korpt vet, se u shëndosh prei sëmundëjesë.
30 Ende Iesui përnjiherë si mur vesht ndër vetëhe fuqinë qi dul prei ati, u këthy ke gjindëja, e tha: Kush preku petkatë?
31 Ende dishepujt’ e ati i thoshinë: Shef gjindëjenë se shtrëngon, ende thu - Kush preku?
32 Po ai vente ore rreth për me pam’ ate qi bani këte.
33 Ende gruja tue u frikumë, ende tue u dridhunë, sepse e dinte se qish iu ba asai, erdhi, e i ra ndër kambë, ende i tha gjithë vërtetënë.
34 Ende ai i tha: Bijë, besa jote shpëtoi; shko ndë paqtim, ende ij e shëndoshë prei sëmundëjesë s’ate.
35 Ende ai kur ishte po tue folunë, vinë prei parit synagogësë, tue thanë, se: Jot-bijë vdiq, përse e gulçon ma mieshtrinë?
36 Po Iesui përnjiherë kur ndëgjoi këte fjalë qi u fol’, i thotë parit synagogësë: Mos ki frikë, veç mbeso.
37 Ende nukë la askënd me voitunë mbrapa ati bashkë, veç Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionninë vëllan’ e Iakobit.
38 Ende vien ndë shtëpit parit synagogësë, ende ve ore përzime, tue qjamë, e tue ulurimë shumë.
39 Ende si hyni, u thot’ atyne: Ç’përziheni, e qjani? Vajëza nuk vdiq, po po fle.
40 Ende ata e përqeshshinë. Po ai si nxur jashtë gjithë, merr me vetëhe i atin’ e vajëzës’ ende t’amën’, ende ata qi ishinë bashkë me ate, ende hyn atie ku ishte diergunë vajëza.
41 Ende si rroku për dore vajëzën’, i tha: Talitha kumi; qi ajo, këthymë do me thanë: Vajëzë, thom, çohu. Ende përnjiherë vajëza u ngrit, ende ecëte; sepse ishte dy-mbë-dhitë vieç. Ende u mërekullunë me mërekulli madhe.
42 Ende i porositi shumë, mos e marri vesht këte askushi; ende tha t’i epet’ asai me ngranë.