Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

John 12

:
Albanian - DHRGKK72
1 Iesui pra, gjashtë ditt para pashkësë, erdhi ndë Bethani, atie ku ishte Lazari qi pat vdekunë, cillin’ e ngjalli prei vdekunish.
2 Edhe i banë darkë atie; edhe Martha shërbente; edhe Lazari ishte nji prei asish qi rrijshinë ndë mësallë bashkë me ate.
3 Atëherë Maria muer nji litrë voj eret prei nardi papërziem, shumë shtreitë, edhe leu kambët’ e Iesuit, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët’ e veta, edhe shtëpia u mbush me erën’ e vojit.
4 Nji pra prei dy-mbë-dhetë dishepujvet ati, Iudë Iskarioti, i biri Simonit, ai qi kishte me e trathtuem, thotë:
5 Përse mos shitei kyi voj eret tre qind dinarë, e nepei ndëpër vobeq?
6 Edhe tha këte, jo se kishte gaile ai për vobeqit, por sepse ishte viedhës, edhe kishte kuletën’ e astërvet, edhe mbante qish viheshinë nd’ate.
7 Iesui pra tha: Len-e, se e rueiti për ditën’ e vorruemesë s’eme.
8 Sepse vobeqit’ i keni përherë bashkë me vetëhe; por mue nukë keni përherë.
9 Shumë gjindëje pra prei Iudeish muer vesht se asht’ atie, edhe erthnë jo për Iesunë vetëmë, por qi shofin’ edhe Lazarinë, cillin’ e ngjalli prei vdekunish.
10 Por krye-priftënitë banë këshille për me vram’ edhe Lazarinë,
11 sepse shumë vetë prei Iudeish shkojshinë për ate, edhe i besojshinë Iesuit.
12 Ndë nesëret shumë gjindëje qi kishin’ ardhunë për festënë, kur ndëgjuenë se vien Iesui ndë Ierusalem,
13 muernë dega hurmash, edhe i duelnë përpara me e pritunë, edhe thërritshinë: Hosanna, i bekuem asht ai qi vien mb’emënë Zotit, Mbëreti i Israelit.
14 Edhe Iesui gjeti nji polisht, edhe ndejti mbi ate; sikurse ashtë shkruem:
15 “Mos ki frikë bij’ e Sionit, qe Mbëreti yt te vien ndenjunë mbi polisht gomareje”.
16 Edhe dishepujtë nuk’ i muernë vesht këto përpara herësë, por kur u lavdue Iesui, atëherë u ranë ndë mend atyne, se këto ishinë shkruem për ate, edhe këto i ban’ ati.
17 Gjindëja pra qi ishte bashkë me ate deshmonte, se thirri Lazarinë prei vorrit, edhe e ngjalli prei vdekunish.
18 Përandai edhe gjindëja i duel përpara, sepse ndëgjoi se ai kishte bamë këte mërekulli.
19 Fariseitë pra thanë njiani tietrit: Veni ore se nukë bani gja mirë ju? Qe bota te shkoi mbrapa ati.
20 Edhe ishinë disa Grekë ndërmiet atyneve qi kishinë hypunë për me adhuruem për festënë.
21 Këta pra erthnë te Filippi qi ishte prei Bethsaidasë Galilesë, edhe i luteshinë, tue thanë: Zot, duemë me pamë Iesunë.
22 Filippi vien e i thot’ Andreut, edhe për-së-ri Andreu edhe Filippi i thonë Iesuit.
23 Edhe Iesui u përgjeq atyne, tue thanë: Erdhi ora për me u lavduem i Bir’ i nieriut.
24 Për vërtet, për vërtet po u thom juve - Ndë mos raftë koqeja e ngrunit ndë dhet e vdesi, mbet vetëmë, por ndë vdektë, bije shumë pemë.
25 Ai qi do jetën’ e vet ka me e vdierrë; edhe ai qi ka mëni jetën’ e vet ndë këte botë, ka me e rueitunë për jetën’ e pasosëme.
26 Ndë shërbeftë kushi, le marri mbrapa; edhe ku jemi unë, atie ka me qenun’ edhe shërbëtori em; edhe ndë shërbeftë kushi, Ati ka me e nderuem.
27 Tashti shpirti em ashtë përziem; edhe qish thom? Atë, shpëto-më prei kësai orësë, por përandai erdha mbë këte orë.
28 Atë, lavdo emëninë tand. Erdhi pra nji za prei qiellit. Edhe e lavdova, edhe prap kam me e lavduem.
29 Gjindëja pra, qi kishte ndenjun’ edhe ndëgjoi zaninë, thoshte, se u ba bumbullimë; tierë thoshinë, se i foli engjull.
30 Iesui u përgjeq e tha: Ai za nuk’ u ba për mue, por për ju.
31 Tashti ashtë gjyq’ i kësai bote, tashti urdhënari i kësai bote ka me u hedhunë jashtë.
32 Edhe unë, ndë u ngritsha prei dheut, kam me tërhequnë gjitha mbas vetëvetëhesë.
33 - (Edhe thoshte këte, tue diftuem me çë farë vdeke kishte me vdekunë.)
34 Gjindëja iu përgjeq: Na kemi ndëgjuem prei ligjësë, se Krishti mbet për gjithë jetënë. Si thue pra ti, se i Bir’ i nieriut duhetë me u ngritunë? Cilli ashtë kyi i bir’ i nieriut?
35 Iesui pra u tha atyne: Edhe pak kohë drita ashtë bashkë me ju. Ecëni qysh sa keni dritënë, por mos me u zanë juve errësina, sepse ai qi ecën nd’errësinët nukë di se ku vete.
36 Qysh sa keni dritënë, i besoni dritësë, qi baheni bijt’ e dritësë. - Këto foli Iesui, edhe iku, e u mpëshef prei atyneve.
37 Por ndonëse ai bani kaqi mërekullia përpara atyneve, nuk’ i besuenë,
38 për me u mbushunë fjala e profetit Isaisë qi tha: “Zot, cilli i besoi predikimit t’anë? Edhe mbë cillin u sbulue krahi i Zotit?”
39 Përandai nukë mundeshimë me besuem, sepse për-së-ri tha Isaia:
40 “Verboi syt e atyneve, edhe ashpëroi zemërën’ e atyneve, qi mos shofinë me syt, edhe mos marrinë vesht me zemrënë, edhe mos këthehenë qi t’i shëndosh”.
41 Këto tha Isaia, kur pa laftin’ e ati, edhe foli për ate.
42 Por shumë vetë edhe prei parësh i besuenë, por prei frikësë Farisevet nukë rrëfejshinë, qi mos bahenë jashtë synagogësë,
43 sepse deshnë laftin’ e nierëzëvet ma tepërë se laftin’ e Perëndisë.
44 Edhe Iesui bërtiti e tha: Ai qi beson, nukë beson mue, por ati qi dërgoi.
45 Edhe ai qi ve ore mue, ve ore ate qi dërgoi.
46 Unë kam ardhunë dritë te bota, qi mos mbesi nd’errësinë gjithë-kush besojë.
47 Edhe ndë ndëgjoftë kushi fjalët’ e mia, edhe mos besojë, unë nuk’ e gjukoj, sepse nuk’ erdha me gjukuem botënë, por me shpëtuem botënë.
48 Ai qi heth poshtë, edhe nukë pret fjalët’ e mia, ka se kush ta gjukojë: fjala qi fola, ajo ka me e gjukuem ndë mbrapmenë ditë.
49 Sepse unë nukë fola prei vetiut; por Ati qi dërgoi, ai la porosi, qish thom, e qish flas.
50 Edhe e dij se porosia e ati ashtë jet’ e pasosëme; unë pra sa flas, sikurse ka thanë Ati, kështu flas.