Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 11

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe ishte nji nieri sëmunë, Lazari, prei Methanie, prei krye-katundit Marisë edhe Marthësë motërës’ asai.
2 (Edhe Maria ishte ajo qi leu Zotinë me voj eret, edhe mpëshiu kambët’ e ati me flokët e veta, cillësë i vëllai Lazari ishte sëmunë.)
3 motëratë pra dërguenë tek ai, tue thanë: Zot, qe tek ashtë sëmunë ai qi do ti.
4 Edhe Iesui kur ndëgjoi, tha: Ajo sëmundë nuk’ ashtë për vdekë, por për laftin’ e Perëndisë, qi lavdohet’ i Bir’ i Perëndisë me anë asai.
5 Edhe Iesui donte Marthën’ edhe motërën’ e asai edhe Lazarinë.
6 Kur ndëgjoi pra se ashtë sëmunë, atëherë mbeti dy ditt mb’ate vend ku ishte.
7 Mbasandai mbas kësai u thotë dishepujvet: Le vemi prap ndë Iude.
8 Dishepujt’i thonë: Rabbi, tashti Iudeitë kërkojshinë me rrafunë me gurë, edhe prap vete atie?
9 Iesui u përgjeq: A s’ka dy-mbë-dhet’ ora dita? Ndë ecëtë kushi ditënë, nukë rrëshqet, sepse shef dritën’ e kësai bote.
10 Por ndë ecëtë kushi natënë, rrëshqet, sepse s’ka dritë nd’ate.
11 Këto tha, edhe mbasandai u thot’ atyne: Lazari miku ynë fjeti; por vete qi ta sqoj.
12 Dishepujt’ e ati i thanë pra: Zot, ndë pastë fjetunë, ka me shpëtuem.
13 Por Iesui kishte thanë për vdekën’ e ati, por ata kujtuenë se thotë për fjetunit’ e gjumit.
14 Atëherë pra Iesui u tha atyne mballa-faqe: Lazari vdiq.
15 Edhe gëzohem për ju, qi besoni, sepse nukë qesh atie, por le vemi tek ai.
16 Thomai pra, ai qi thohei Binjok, u tha dishepujvet shokëvet vet: Le vemi edhe na, qi vdesimë bashkë me ate.
17 Kur erdhi pra Iesui, e gjeti se kishte tashti katër ditt ndë vorr.
18 Edhe Bethania ishte ngjat Ierusalemit, afër pesë-mbë-dhetë stadie.
19 Edhe shumë vetë prei Iudeish kishin’ ardhunë te Martha e te Maria, për me i ngushulluem për vëllan’ e atyneve.
20 Martha pra kur ndëgjoi se po vien Iesui, i duel përpara, edhe Maria ndejti ndë shtëpi.
21 Martha pra i tha Iesuit: Zot, ndë kishie qenunë këtu, em vëlla s’kishte për me vdekunë.
22 Por edhe tashti e dij, se sa t’i lypish Perëndisë, Perëndia ka me t’i dhanë.
23 Iesui i thot’ asai: Yt vëlla ka me u ngjallunë.
24 Martha i thotë: E dij se ka me u ngjallunë mbë ngjallëmen’ e mbrapmesë ditë.
25 Iesui i tha asai: Unë jam e ngjallëmeja edhe jeta; ai qi beson, edhe ndë vdektë, ka me rruem.
26 Edhe gjithë-kush qi rron edhe beson, s’ka me vdekunë për gjithë jetënë. A beson këte?
27 I thotë: Po, Zot, unë kam besuem, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë, qi ke ardhunë ndë botët.
28 Edhe si tha këto, vote e thërriti pshefas Marinë motërën’ e vet, e i tha: Mieshtri ashtë këtu, edhe po thërret.
29 Ajo kur ndëgjoi, çohetë shpeit, e vien tek ai,
30 (Iesui edhe s’kishte ardhunë ndë krye-katund, por ishte nd’ate vend qi i duel përpara Martha).
31 Iudeitë pra qi ishinë bashkë me ate ndë shtëpi tue ngushulluem ate, kur panë Marinë se u ngrit shpeit edhe duel, i votnë mbrapa asai, tue thanë, se po vete ndë vorr, për me qjam’ atie.
32 Maria pra si erdhi aty ku ishte Iesui, edhe pa ate, i ra ndër kambë, tue i thanë: Zot, ndë ishie këtu, vëllai s’do kishte vdekunë.
33 Iesui pra kur pa ate tue qjamë, edhe ata Iudeitë qi kishin’ ardhunë bashkë me ate tue qjamë, shamtini ndë shpirt, e u përzie,
34 edhe tha: Ku e keni vumë? I thonë: Zot, eja e shif.
35 Iesui derdhi lot.
36 Iudeitë pra thoshinë: Shif sa e pasëka dashunë!
37 Por disa prei asish thanë: Nukë mundei kyi qi çeli syt’ e vërbëtit, me bamë qi mos vdiste edhe kyi?
38 Iesui pra për-së-ri tue shamtimë ndër vetëhe vien ndë vorr. Edhe ishte nji shpellë, edhe mbi ate ishte vumë nji gur.
39 Iesui thotë: Ngreni gurinë. Maria e motëra vdekunit i thotë: Zot, qelbetë tashti, sepse ashtë katër ditsh.
40 Iesui i thotë: Nukë thashë, se ndë besofsh, ke me pamë laftin’ e Perëndisë?
41 Ngritnë pra gurinë, atie ku ishte vum’ i vdekuni. Edhe Iesui ngriti sytë përpietë, e tha: Atë, ta falem ndersë, se ndëgjove.
42 Edhe un’ e dishiem se përherë ndëgjon, por këte e thashë për këte popullinë qi rri këtu rreth, qi besojnë, se ti dërgove.
43 - Edhe si tha këto, bërtiti me za math: Lazar, eja jashtë.
44 Edhe i vdekuni duel, lidhunë kambët’ e duertë me pëlhura, edhe faqeja e ati mpështiellë me rizë. Iesui u thot’ atyne: Sgjithnia, edhe linia me votunë.
45 Shumë vetë pra prei Iudeish qi kishinë’ ardhunë te Maria, edhe panë sa bani Iesui, i besuenë.
46 Por disa prei asish shkuenë te Fariseit, edhe u than’ atyne sa bani Iesui.
47 Krye-priftënitë pra edhe Fariseitë përmblothnë bashkë-ndejtie, edhe thoshinë: Qish bajmë? Se kyi nieri ban shumë mërekullia.
48 Ndë lanshim ate kështu, gjithë kanë me i besuem, edhe kanë me ardhunë Romanët’, e kanë me prishun’ edhe vendinë t’anë edhe kombinë.
49 Edhe nji prei asish, Kaiafa, qi ishte Krye-prift i ati viti, u tha atyne: Ju nukë dini asgja,
50 as nukë mendoheni, se ashtë mirë për ne me vdekunë nji nieri për popullinë, edhe mos hupi gjithë kombi.
51 - Edhe këte nuk’ e tha prei vetiut, por, tue qenunë Krye-prift i ati viti, profetizoi se Iesui kishte për me vdekunë për kombinë;
52 edhe jo për kombinë vetëmë, por qi mbëledhi mbë nji edhe dielmt’ e Perëndisë qi ishinë shpërdamë.
53 Çë mb’ate ditë pra banë këshille, për me e vramë.
54 Përandai Iesui nuk’ ecëte ma mballa-faqe ndëpër Iudeit; por shkoi prej andej ndë nji vend ngjat shkretinësë, ndë nji qytet qi thohet’ Efraim, edhe atie shkonte kohënë bashkë me dishepujt’ e vet.
55 Edhe ishte ngjat pashka e Iudevet, edhe shumë vetë prei ati vendi hypnë ndë Ierusalem para pashkësë, qi qirojinë vetëvetëhenë.
56 Kërkojshinë pra Iesunë, edhe i thoshinë njiani tietrit tue ndenjunë ndë tempull: Qish u duketë juve? Se s’ka me ardhunë për festënë?
57 Edhe Krye-priftënit’ e Fariseitë kishinë porositunë, ndë e marrtë vesh kushi se ku ashtë, t’api za qi ta zanë.