Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hebrews 9

:
Albanian - DHRGKK72
1 Kishte pra edhe tenda rregulla lutëje, edhe shin-vendin’ e botësë.
2 Edhe u ndërtue tenda e parë, ndë cillën’ ishte edhe kandileja, edhe truveza, edhe paravumeja e bukëvet, e cilla thohetë shin-vend.
3 Edhe mbas kurtinësë dytë ishte tenda qi thohetë shin-vendi i math,
4 qi kishte nji tymtar t’artë, edhe arkën’ e dhiatësë mbëluem rreth mbë gjith’ anët me ar, ndë cillën’ ishte nji shtamb’ e artë qi kishte manënë, edhe shkopi i Aaronit qi bini, edhe rrasat’ e dhiatësë;
5 edhe përsipër asai ishinë Qerubimët’e laftit, qi i mbaishinë hienë vendit përdëllyeshim, për cillat s’ashtë nevojë tashti me thanë nji për nji.
6 Edhe tue qenunë ndërtuem këto kështu, ndë tendën’ e parë priftënitë hyejënë kurdo me bamë lutëjetë,
7 por ndë dytënë nji herë ndë vit hyn vetëmë prifti, jo pa gjak, cillin’ e bije kurban për vetëvetëhenë, edhe për fajet e popullit qi i baishinë pa ditunë;
8 edhe këte e diftonte Shpirti Shenjt, se edhe s’ishte shpërfaqun’ udha mbë shin-vendin’ e math, sepse tenda e parë edhe po qindronte,
9 e cilla ishte formë për ate kohënë qi ishte atëherë, kur biheshinë dhunëtia e kurbane, cillatë s’mundeshinë me e bamë kullutë ndë ndërgjegjiet ate qi lutei,
10 sepse ishin’ urdhënuem vetëmë për ngrana e për pime e për qish do farë lamesh, e për rregulla mishi, deri mbë nji kohë për me u ndrequnë.
11 Por si erdhi Krishti, krye-prifti i miravet qi kishinë për me ardhunë, ndëpër nji tende ma madhe e ma hollë, jo bamë me dorë, do me thanë, jo prei këti ndërtuemi,
12 as me anë gjaku sqepësh e viçash, por me anë gjakut vet hyni nji herë ndë shin-vendinë, edhe fitoi shpërblim pasosunë.
13 Sepse ndë qoftë se, gjaku i demavet e i sqepëvet, edhe hini i mëshqerrësë qi stërpik pugamitë, shenjtënon për pastrimin’ e mishit,
14 sa ma tepërë gjaku i Krishtit, i cilli me anë Shpirtit pasosunë pru vetëvetëhenë për kurban pa palavi te Perëndia, ka me pastruem ndërgjegjëjenë tuei prei punëvet vdekëta, për me iu lutunë Perëndisë gjallë?
15 Edhe përandai ashtë laimës i dhiatësë re, qi me anë vdekësë qi u ba për shpërblimin’ e kapërcyemesë porosivet mbë dhiatën’ e parë, marrinë zotuemen’ e trashigimit pasosunë, ata qi janë thirrunë.
16 Sepse atie ku ashtë dhiatë, ashtë nevojë jetë vdeka e ati qi bani dhiatënë,
17 sepse dhiata ka fuqi mb’ata qi janë vdekunë, sepse kurrë s’ka fuqi deri sa rrojë ai qi e bani.
18 Andai as e para s’qe përtërimë pa gjak,
19 sepse kur u fol prei Moiseut qish do porosi mbas ligjësë mbë gjithë popullinë, muer gjakun’ e viçavet e sqepëvet, bashkë me ujë e me lesh kuq e me hyssop, e stërpiku edhe ate librën’, edhe gjithë popullinë,
20 tue thanë: “Kyi ashtë gjaku i dhiatësë, qi urdhënoi Perëndia mbë ju”.
21 Edhe kështu stërpiku me gjak edhe tendën’ edhe gjith’ enët’ e punësë.
22 Edhe shkurt me thanë gjitha pastrohenë me gjak mbas ligjësë, edhe pa derdhunë gjak s’ka falunë fajesh.
23 Ishte nevojë pra format’ e qiellorevet pastroheshinë me këto, por ato qielloretë ishte nevojë pastroheshinë me kurbane ma mira se këto.
24 Sepse Krishti nukë hyni ndë shin-vende bamë me dorë, qi janë figuret’e vërtetavet, por nd’ate qiell, qi duketë tashti përpara Perëndisë për ne;
25 as bierë kurban vetëvetëhenë shumë herë, sikurse krye-prifti hyn ndë shin-vendinë vit për vit me gjak huej
26 (sepse atëherë duhei me pësuem shumë herë çë kurë se u ngref bota), por tashti u shpërfaq nji herë mbë mbrapënën’ e jetëvet, qi prishi fajinë me anë kurbanit vetëvetëhesë.
27 Edhe sikurse asht’ urdhënuem mbë nierëzit nji herë me vdekunë, edhe mbasandai ashtë gjyq,
28 kështu edhe Krishti, nji herë u pru kurban për me ngritunë fajet’ e shumëvet, ka me u dukunë për dyti pa faj mb’ata qi e presinë për shpëtiminë.