Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hebrews 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Andai, o vëllazën shenjtëna, piesëtarët’ e thërritëmesë prei qielli, kupëtoni apostullin’ edhe krye-priftin’ e rrëfyemesë t’onë, Iesu Krishtinë,
2 i cilli qe besëtar mb’ate qi e bani apostull edhe krye-prift, sikurse edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati.
3 Sepse kyi u lavdue ma tepërë se Moiseu, sa ashtë ma i nderëshim se shtëpia, ai qi e ka ndërtuem,
4 sepse qish do shtëpi ndërtohetë prei ndonjianit, edhe ai qi ka ndërtuem gjitha ashtë Perëndia.
5 Edhe Moiseu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuer, për deshmi t’atyne punëvet qi do fliteshinë,
6 por Krishti, si bir mbë shtëpit vet; shtëpia e ati jemi na, ndë mbaitshim shtrëngueshim kucimin’ edhe mburrunit e shpëresësë deri mbrapëni.
7 Përandai, sikurse thotë Shpirti Shenjt: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati,
8 mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt, ndë ditë ngasëjesë ndë shkretinët,
9 atie ku atënitë tuei nganë, provuenë, edhe panë punët’ e mia katër-dhetë viet;
10 përandai u zemërueshë me ate bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërët t’atyne, edhe ata s’ngjofnë udhët’ e mia.
11 Kështu bana be ndë zemërimt t’em: S’kanë me hymë ndë prajtunit t’em”.
12 Këqyrni, o vëllazën, druese ndonji prei jush ka zemërë keqe pabesënie, qi ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë,
13 por mësoni njiani tietërinë përditë deri sa qjuhetë dita “sot”, qi mos ashpërohetë me gënjimin’ e fajit asndonji prei jush,
14 sepse jemi bamë piesëtarët’ e Krishtit ndë mbaiçim shtrëngutë filluemen’ e qenëmesë deri mbrapëni,
15 kur thohetë: “Sot ndë ndëgjofshi zanin’ e ati, mos ashpëroni zemëratë tueja, si ndë pikllimt”.
16 Sepse disa kur ndëgjuen’ e piklluenë, por jo gjith’ ata qi duelnë prei Egjyptit me anë Moiseut.
17 Edhe me cillët’ u zemërue katër-dhetë viet? A jo me ata qi fëjyenë, cillëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretinët?
18 Edhe për cillëtë bani be mos hyjënë ndë prajtunit e vet, veç për ata qi s’bindeshinë?
19 Edhe shofimë se s’muftnë me hymë prei pabesënisë.