Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hebrews 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Përandai na duhetë me vumë vesh ma tepërë për ato qi ndëgjuem, qi mos tërhiqemi mbë-nj-anë ndonji herë.
2 Sepse ndë qoftë se ajo fjala qi u fol me anë engjujvet duel e vërtetë, edhe qish do kapërcim porosie e pandëgjimi muer pagë me udhë,
3 si kemi me shpëtuem na, ndë purtofshim për këte farë shpëtimi madh? I cilli filloi me u folunë prei Zotit, e u vërtetue mbë ne prei atyneve qi e ndëgjuenë,
4 por edhe Perëndia bante deshmi bashkë me shenje e me mërekullia e me qish do farë fuqiash e me dame dhunëtiash Shpirtit Shenjt, mbas dashunimit’ vet.
5 Sepse nuk’ e vu ndënë kambë engjujvet botënë qi vien, për cillënë po flasimë.
6 Edhe cilli bani deshmi mbë ndonji vend, e tha: “Qish ashtë nieriu, qi ta kuitojsh, a i biri nieriut qi veç me e pamë;
7 e bane pakëzë ma vogëlë se engjujtë, me laft e me nderë e kunorove, edhe e vune përmbi punët e duervet tua;
8 gjitha ia vune përposh kambëvet ati”, sepse si ia vu gjithë ndënë kambët, nukë la gja pa i vumë ndënë kambët,
9 por tashti s’po shofimë gjitha jenë vumë ndënë kambët t’ati. Por shofimë kunoruem me laft e me nderë ate Iesunë qi qe bamë pakëzë ma i vogëlë se engjujtë për pësimin’ e vdekësë, qi ngjënojë vdekë për qish do nieri me hirin’ e Perëndisë.
10 Sepse i duhei ati, qi për ate janë gjitha, edhe prei ati u banë gjitha, tue prumë shumë bij ndë laft, bajë kullutë parin’ e shpëtimit atyneve me anë pësimevet.
11 Sepse edhe ai qi shenjtënon, edhe ata qi shenjtënohenë, gjithë janë prei nji gjaje, për ate punë s’turpënohetë, me i qjueitunë vëllazën,
12 tue thanë: “Kam me u diftuem emëninë t’em vëllazënavet mi, kam me lavduem ndë miedis kishësë”.
13 Edhe për-së-ri: “Unë kam me vumë shpëresënë mb’ate”. Edhe për-së-ri: “Qe un’ edhe ata çunatë qi dha Perëndia”.
14 Edhe sepse çunatë kanë marrë bashkë mish edhe gjak, edhe ai muer piesë prei atyneve porsi ata, qi prishi me anë vdekës’ ate qi ka pushtetin’ e vdekësë, do me thanë, diallinë,
15 edhe lirojë ata qi ishinë gjithë jetënë ndënë shërbëtyrë për frikën’ e vdekësë,
16 sepse për vërtetë s’qenë zanë prei farës’ engjujvet, por qenë zanë prei farës’ Abrahamit.
17 Përandai duhei u përgjante vëllazënavet mbë gjitha, qi bahei krye-prift i dhimtshim edhe besëtar mbë punët Perëndisë, qi ndëjejë fajet’ e popullit.
18 Sepse për qish ai pësoi kur u nga, mundetë me u ndimuem atyneve qi ngjitenë.