Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Hebrews 11

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe besa ashtë nji themel punësh qi shpërehenë, nji diftim punësh qi nukë shifenë.
2 Sepse prei kësai muernë deshmi mirë pleqtë.
3 Me anë besës’ marrimë vesht se jetët’ u ndërtuenë me fjalën’ e Perëndisë, kaqi qi këto qi shifenë nuk’u banë prei atyneve punëvet qi dukenë.
4 Me anë besës’ Abeli i pru Perëndisë ma mirë kurban se Kaini, qi prei asai besës’ u ba deshmi se ishte i dreitë, sepse Perëndia dha deshmi për dhunëtiat e ati, edhe prei asai, ndonëse vdiq, edhe ma po flet.
5 Me anë besësë Enohu u ndërrue vendit për mos me pamë vdekë: “edhe nukë gjindei, sepse Perëndia e ndërroi vendit”, sepse para se ndërrohei vendit u ba deshmi për ate, se i kishte pëlqyem Perëndisë.
6 Edhe pa besë s’mundetë me i pëlqyem kushi, sepse ai qi afrohetë te Perëndia duhetë me besuem, se ashtë, edhe bahetë pagë-dhanës mb’ata qi e kërkojënë.
7 Me anë besës’ iu diftue Noesë prei Perëndisë për ato punë qi edhe nukë shifeshinë, edhe ai si u frikue, ndërtoi arkënë për shpëtimin’ e shtëpisë vet, prei cillësë gjukoi për keq botënë, edhe u ba trashigimtar i dreitënisë me anë besësë.
8 Me anë besësë ndëgjoi Abrahami, kur u thërrit me dalunë mb’ate vend qi kishte për me marrë për trashigim, edhe duel pa ditunë se ku vete.
9 Me anë besësë vote e nguli ndë dhe zotuemesë porsi mbë nji dhe huej, tue ndenjunë ndë tenda, bashkë me Isaakun’ edhe me Iakobinë trashigimtarëtë bashkë t’asai zotuemeje,
10 sepse priste ate qytetinë qi kishte themeletë, cillit mieshtër edhe ndërtestar ashtë Perëndia.
11 Me anën besës’ edhe ajo Sarra muer fuqi me u ngjitunë me barrë, edhe ndonëse i kishte shkuem koha e moshësë, puell, sepse e kuitoi besës’ ate qi u zotue.
12 Përandai lenë kaqi vetë prei nji burri vetëmë, edhe kyi gati për me vdekunë, porsi ujët’ e qiellit prei shumicës’, edhe porsi rana e pangjefëme qi ashtë ndë buzë detit.
13 Këta gjithë vdiqnë me besë, pa marrë zotuemetë, por për largut i panë, edhe u mbushnë mentë, edhe i muernë n’grykë, edhe rrëfyenë se janë huej, edhe prei nji tietërë vendi mb’ate dhe.
14 Sepse ata qi flasinë kështu, diftojënë se kërkojënë dhen’ e vet.
15 Edhe ndë e mbaishinë ndër mend ate dhe qi prei andej patnë dalë, kishinë për me gjetunë kohë me u këthyem,
16 por tashti u ka anda për nji ma mirë dhe, do me thanë, qielluer, përandai Perëndia s’ka turp me u qjuetunë Perëndia i atyneve, sepse u bani gati qytet.
17 Me anë besës’ Abrahami pru Isaakunë për kurban kur provohei, edhe ai qi pat pritunë zotuemetë pru për kurban vetëm-leminë birin’ e vet,
18 qi qe folunë mb’ate: “Se mbë Isaakunë ka me u qjueitunë fara jote”.
19 Tue u menduem Abrahami se Perëndia mundetë me e ngjallunë prei vdekunish, andai e muer me përgjaitëme.
20 Me anë besës’ Isaaku bekoi Iakobin’ edhe Isafinë për punët qi do vinë.
21 Me anë besës’ Iakobi tue vdekunë bekoi dy bijt’ e Iosefit, “edhe u lut tue u mpështetunë mbë majë shkopit ati”.
22 Me anë besës’ Iosefi tue vdekunë përmendi për dalëmenë jashtë Egjyptit e bijvet Israelit, edhe porositi për eshtënat e veta.
23 Me anë besësë Moiseu, si leu, u mpëshef tre muei prei përintsh vet, sepse panë se çuni ishte i bukurë, edhe nukë patnë frikë për urdhënin’ e mbëretit.
24 Me anë besësë Moiseu si u ba i math, mohoi me u than’ i biri bijësë Faraonit,
25 sepse sgjodhi ma tepërë me hiekunë keq bashkë me popullin’ e Perëndisë, se me pasunë fitim faji për pakëzë herë,
26 tue kuituem dhunën’ e Krishtit për ma madhe pasëje, se thesorëtë ndë Egjypt, sepse këqyrte mbë shpagimin’ e pagësë.
27 Me anë besësë la Egjyptinë pa mos u frikuem për zemërimin’ e mbëretit, sepse priste porsi tue pam ate qi nukë shifte.
28 Me anë besësë bani pashkën’ edhe stërpikëmen’ e gjakut, qi mos u përkasi atyneve, ai qi prishte dielmt’ e parë Egjyptianëvet.
29 Me anë besësë shkuenë ndëpër Det Kuq porsi ndëpër tokë thatë, cillinë kur e provuen’ Egjyptianët, u mbytnë.
30 Me anë besësë ranë muret’ e Ierihosë, si u rrethuenë shtatë ditt.
31 Me anë besësë Raaba kurva nukë hupi bashkë me ata qi s’bindeshinë, mbassi priti përgjonjësitë me paqtim.
32 Edhe qish me thanë ma? Sepse s’ka me mbetunë kohë me diftuem për Gedeoninë’ e për Barakun’ e për Sampsonin’ e për Iefthaenë, për Davidin’ e për Samuelin’ e për profetëtë,
33 cillëtë me anë besësë luftuenë mbëretënia, punuenë dreitëni, fituenë zotuemetë, thurnë gojat’ e leonëvet,
34 shuenë fuqin’ e ziarrmit, shpëtuenë prei gojavet thikësë, muerrnë fuqi prei dobësinavet, u banë fortë ndë luftë, thyenë ushtëriat’ e hueja;
35 gratë muernë vdekunit’ e vet ngjallunë prei vdekunish, e tierë u munduenë, sepse nukë pritnë shpëtiminë qi fitojënë nji ma mirë ngjallunë;
36 e tierë u provuenë me përqeshuna e me rrafuna, por edhe me lidhuna e burgje;
37 u rrafnë me gurë, u sharruenë, u nganë, vdiqnë premë prei thikësë, shkojshinë vende ndëpër vende veshunë me likura dhensh e me likura dhish, tue u shterunë, tue u shtrënguem, tue hiekunë keq
38 (për cillëtë bota nuk’ ishte e zonja); tue shkuem andej e këndej ndëpër shkretina e ndëpër male e ndëpër shpella, e ndëpër birat e dheut.
39 Edhe këta gjithë, ndonëse muernë deshmi mirë me anë besësë, nukë muernë zotuemenë,
40 sepse Perëndia pat urdhënuem çë përpara nji ma mirë punë, qi mos bahenë kullutë pa ne.