Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Galatians 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe thom: Sa kohë trashigimtari ashtë foshnje, s’dan prei shërbëtorit, ndonëse asht’ i zoti gjithave,
2 por ashtë ndënë kujdestarë e ndënë guvernorë, deri mb’ate kohë qi asht’ urdhënuem prei atit.
3 Kështu edhe na, kur ishim foshnje, ishim bamë shërbëtorë ndën’ elementat botësë?
4 Por kur erdhi mbushunit’ e kohësë, Perëndia dërgoi Birin’ e vet, qi leu prei gruesë, edhe qi qe ndënë ligjë,
5 qi shpërblejë ata qi ishinë ndënë ligjë, qi marrinë birënin’ e zanë.
6 Edhe sepse jeni bij, Perëndia dërgoi Shpirtin’ e Birit vet ndë zemrat tueja, qi thërret: Abba, o Atë.
7 Përandai s’je ma shërbëtuer, por bir; edhe ndë qofsh bir, je edhe trashigimtar i Perëndisë me anë Krishtit.
8 Por atëherë, mbassi s’ngjifshitë Perëndinë, u shërbyet’ atyne perëndinave qi s’janë prei natyret.
9 Por tashti, mbassi ngjofët Perëndinë, e me thanë ma mirë u ngjofët prei Perëndisë, si këthehi për-së-ri mbë dobat edhe vobegat elementa, qi doni me u punuem atyneve për-së-ri si përpara?
10 Veni ore ditt, e muej, e kohëna, e vietna.
11 Kam frikë për ju, druese mos u mundueshë kot për ju.
12 Bahi porsi unë, sepse edhe unë jam porsi ju, o vëllazën, u lutem juve; s’më keni bamë ndonji gja keqe.
13 Edhe e dini se ma pari ungjillëzova te ju me dobësinë mishi,
14 edhe ngasejënë t’eme qi ishte ndë mish t’em s’e batë për asgja, as s’e hodhët tej, por pritët si engjullë Perëndie, si Iesu Krishtinë.
15 Cilla pra ishtë lumënia juei? Sepse deshmoj për ju, se ndë mundei, do nxiritë sytë tuei, e m’i ipitë mue.
16 Anëmiku juei u bashë pra, se thom vërtetënë?
17 Diftojnë zemërë përvëlutë te ju, por jo mirë, por duenë me u mbyllunë jashtë juve, qi keni zemërë përvëlutë për ata.
18 Por ashtë mirë me pasunë zemërë përvëlutë përherë mbë mirënë, edhe jo vetëmë kur jemi afër jush.
19 Dielmthit’ e mi, për-së-ri kam dhimtuna barku për ju, deri sa bahetë ndë formët tuei Krishti;
20 edhe do ishiem me qenun’ afër jush tashti, edhe me ndërruem zanin t’em, sepse vras mendienë për ju.
21 Pa thoni, ju qi doni me qenunë ndënë ligjë, a s’ndëgjoni ligjënë?
22 Sepse ashtë shkruem, se Abrahami pat dy bij: nji prei shërbëtoresë, e nji prei lirësë,
23 por ai qi pat lemë prei shërbëtoresë, leu mbas mishit, e ai qi pat lemë prei lirësë, leu me anë zotuemesë.
24 Këto punë janë allegorisuna, sepse ato janë dy dhiatatë: njiana prei malit Sinait, qi puell për shërbëtyrë, e cilla asht’ Agara
25 (sepse Agara ashtë mali i Sinait ndë Arabi, e ashtë si nji-nji me Ierusalemën’ e sotshime, edhe ashtë ndë shërbëtyrë bashkë me dielmt e vet).
26 Por Ierusalem’ e naltë asht’ e lira, e cilla ashtë ama e gjithë neve.
27 Sepse ashtë shkruem: “Gëzohu, ti o shterpë qi s’piell, nxir za e bërtit, ti qi nukë ke dhimtuna barku, sepse dielmt’ e shkretinësë janë shumë se dielmt’ e asai qi ka burr”.
28 Edhe na, o vëllazën, jemi dielmt’ e zotuemesë, sikurse Isaaku.
29 Por sikurse atëherë ai qi leu mbas mishit, ndiqte ate qi kishte lemë mbas shpirtit, kështu asht edhe tashti.
30 Por qish thotë shkronja? “Nxirr jashtë shërbëtoren’ edhe birin’ e asai, sepse i biri shërbëtoresë s’ka me marrë trashigim bashkë me birin’ e lirësë.”
31 Pra, o vëllazën, nukë jemi bijt’ e shërbëtoresë, por lirësë.