Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Galatians 2

:
Albanian - DHRGKK72
1 Mbasandai mbas dy-mbë-dhetë vieç për-së-ri hipa ndë Ierusalem bashkë me Barnabënë, si mora me vetëhe edhe Titonë.
2 Edhe hipa me sbulueme prei Perëndisë, edhe u diftova atyne ate ungjillinë qi predikoj ndër kombet, por ma tepërë ndër ata qi dukeshinë ma nderëshim, druese mos ecij, e eca, mbë kotë.
3 Por as Titua qi qe bashkë me mue, ndonëse ishte Grek, s’u shtrëngue me u rreth-premë.
4 Por vëllazën-rrenësitë futunë viedhazë, qi ata hynë pshefazë me vum’ ore lirëtë t’onë qi kemi mbë Iesu Krishtinë, për me na bamë shërbëtorë.
5 Atyneve as për nji orë s’u ulëm kryetë me u ndëgjuem, qi mbesi te ju e vërteta e ungjillit.
6 Por për ata qi u dukei se di qish janë, si do qi t’ishinë, s’kam kujdes as pak: Perëndia s’ve ore ndë faqe nieriut, sepse ata qi u dukei se di qish janë, nukë shtuenë gja tek unë,
7 por kundrë kësai, kur panë se m’u zu besë me m’u dhanë ungjilli i parreth-presëjesë, porsi Pietrit iu dha ungjilli i rreth-presëjesë
8 (sepse ai qi veproi mbë Pietrinë qi ta dërgojë te rreth-premit, vepëroi edhe mbë mue dërgojë te kombet).
9 Edhe si ngjofnë hirinë qi m’u dha, Iakobi e Kefai e Gjionni, ata qi dukeshinë se ishinë shtylla, dhanë mue edhe Barnabësë duert’ e diathta për shenj shoqënisë, qi na vemi ndër kombet, e ata ndër rreth-premit.
10 Veçse na porositnë kuitoimë vobegjitë, edhe këte punë nxitova me e bamë.
11 edhe kur erdhi Pietri ndë Antiohi, i dola kundrë mballa-faqe, sepse ishte për qartuem,
12 sepse pa ardhunë disa vetë prei Iakobit, hante bashkë me kombet, por kur erthnë, tërhiqei edhe dante veç vetëvetëhenë, sepse kishte frikë ata qi ishinë prei rreth-presëjesë.
13 Edhe bashkë me ate u tërhoqnë veç edhe Iudejt’ e tierë, kaqi sa edhe Barnaba u tërhoq ndë hipokrisi t’atyneve.
14 Por kur pash’ unë, se s’ecinë dreitë ndë vërtet t’ungjillit, i thashë Pietrit përpara gjithëve: Ndë qoftë se ti, tue qenunë Iude, rron porsi kombetë, e jo porsi Iudejtë, përse ngut kombetë me rruem porsi Iudejtë?
15 Na qi jemi prei natyret Iudej, e jo prei kombesh fajtorë,
16 tue ditunë se s’del i dreitë nieriu prei punës ligjësë, veç me anë besësë Iesu Krishtit; edhe na i besuem Iesu Krishtit, qi dalimë dreitë prei besësë Krishtit, e jo prei punës ligjësë,
17 sepse as ndonji korp s’ka me dalun’ i dreitë prei punës ligjësë. Por ndë qoftë se tue kërkuem dalimë dreitë mbë Krishtinë, u gjetëm edhe fajtorë, vallë Krishti qenëka punëtuer i fajit? Qoftë lark.
18 Sepse ndë ndërtofsha për-së-ri ato qi prisha, baj vetëhenë t’eme porosi-prishës.
19 Sepse unë me anë ligjësë vdiqa ndë ligjë, qi rroj mbë Perëndinë.
20 U kryqëzueshë bashkë me Krishtinë; edhe unë ma s’rroj, por Krishti rron mbë mue; edhe ajo qi rroj unë tashti ndë misht, rroj ndë besë Birit Perëndisë, i cilli deshi, edhe dha ndër duer vetëvetëhenë për mue.
21 Nuk’ e heth poshtë hirin’ e Perëndisë, sepse ndë qoftë ndreitënia me anë ligjësë, vallë Krishti vdiq kot.