Ephesians 2
1 Edhe ju qi ishitë të vdekunë për kapërcimin’ e porosivet e për fajet u dha juve jetë,
2 qi mb’ate ecët njiherë mbas jetësë kësai bote, mbas urdhënarit erësë pushtetit, ati shpirtit qi vepëron sot mbë të bijt e të pabindëmesë;
3 ndër ata edhe na të gjithë u përziem njiherë mbas dëshërimesh mishit t’anë, tue bamë dashunimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim prei natyrësë dielmt’ e zemërimit, sikurse edhe të tierëtë.
4 Por Perëndia qi asht’ i pasunë ndë përdëllim, për dashunin’ e vet të shumënë, qi na deshi,
5 edhe tue qenunë na të vdekunë për fajet, na dha jetë bashkë me Krishtinë (me hir jeni shpëtuem),
6 edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuni me ndenjunë bashkë ndë vendet të qijevet me anë të Iesu Krishtit,
7 qi të diftojë ndë jetët qi vinë pasëjen’ e tepërë të hirit vet me mirëni te na me anë të Iesu Krishtit.
8 Sepse me hir jeni shpëtuem me anë të besësë, edhe këjo nuk’ ashtë prei jush, por ashtë dhunëti Perëndie,
9 jo prei vepërash, qi të mos mburret’ askush.
10 Sepse jemi krijesa e ati, krijuem mbë Iesu Krishtinë për punë të mira, të cillat’ i bani gati Perëndia çë përpara, qi të ecimë mbas atyneve.
11 Përandai kinia ndër mend, se ju qi ishitë njiherë kombe mbas mishit, qi thohenë pa-rreth-presëje prei asai qi thohetë rreth-presëje bamë me dorë ndë mish,
12 se ishitë nd’ate kohë pa Krisht, damë veç prei qytetënisë Israelit, edhe të huej prei dhiatavet e të zotuemesë, pa pasunë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët.
13 Por tashti me anë të Iesu Krishtit, ju qi ishitë nji herë lark, u batë ngjat me anë të gjakut Krishtit.
14 Sepse ai ashtë paqtimi ynë, qi bani të dyjatë nji, edhe rrenoi murinë qi ishte ndërmiet të mbyllëmesë,
15 kur prishi anëmiqësinë ndë misht të vet, do me thanë, ligjën’ e porosivet qi ishinë ndë urdhëna qi të krijojë mbë vetëvetëhenë të dyja mbë nji nieri të ri tue bamë paqtim;
16 edhe të paqtojë me Perëndinë të dy mbë nji korp me anë të kryqit, mbassi vrau anëmiqësinë ndë vetëvetëhet.
17 Edhe erdhi e ungjillëzoi paqtim juve qi ishitë lark, edhe atyne qi ishinë ngjat,
18 sepse me anë t’ati të dy kemi të hymitë tek Ati prei nji Shpirti.
19 Përandai s’jemi ma të huej e të përjashtim, por prei nji qyteti me shenjtënit, e prei nji shtëpie me Perëndinë,
20 ndërtuem mbi themelin’ e apostujvet e të profetënavet, qi ashtë gur’ i kantit vetë Iesu Krishti;
21 mb’ate gjithë ndërtesa përmbëledhunë bashkë rritetë ndë tempullë të shenjtënueshim mbë Zotinë;
22 mb’ate edhe ju jeni ndërtuem bashkë, për me ndenjunë Perëndia me anë të Shpirtit.