Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Ephesians 1

:
Albanian - DHRGKK72
1 Pauli apostulli i Iesu Krishtit me dashunimin’ e Perëndisë, mbë shenjtënit qi janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarët mbë Iesu Krishtinë:
2 hir edhe paqtim qoftë mbë ju prei Perëndisë Atit t’ynë, edhe prei Zotit Iesu Krisht.
3 I bekuem qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, qi na bekoi me qish do bekim shpirtënie ndë punët qiellit me anë Krishtit,
4 sikurse na sgjodhi me anë t’ati para se ngrifei bota, qi jemi shenjtën edhe faqe-bardhë përpara ati me anë dashunisë;
5 na urdhënoi çë përpara për birënin’ e zanë mbë vetëhen’ e ati me anë Iesu Krishtit,
6 mbas pëlqyemesë dashunimit vet, për nderin’ e laftit hirit vet, qi me ate na pëlqeu me anë dashunit vet;
7 qi prei ati kemi shpërblemitë me anë gjakut ati, ndiesën’ e fajevet, mbas pasëjesë hirit ati;
8 qi e teproi mbë ne me qish do dituni e urti.
9 Sepse bani ngjofimë pshefësinën’ e dashunimit vet mbas pëlqyemesë vet, qi e pat vumë ndër mend me vetëhen’ e ati,
10 ndë guverni mbushëmesë kohënavet përmbëledhi gjitha mbë Krishtinë, edhe ato qi janë ndë qijet, edhe ato qi janë mbë dhet;
11 mb’ate muerëm edhe shortë, urdhënuem çë përpara sikurse e pat vumë ndër mend ai qi vepëron gjitha mbas andësë dashunimit vet,
12 për me qenunë na qi shpëryem çë përpara mbë Krishtinë për nderin’ e laftit ati;
13 mb’ate shpëryet’ edhe ju qi ndëgjuetë fjalën’ e vërtetësë, ungjillin e shpëtimit tuei; edhe si i besuet’ ati, u bulosët me Shpirtinë Shenjt zotuemesë,
14 qi ai ashtë kapar’ i trashigimit t’anë, deri mbë shpërblemen’ e ati popullit qi u fitue, për nderin’ e laftit ati.
15 Përandai edhe unë ndëgjova besënë tuei mbë Zotinë Iesu, edhe dashuninë qi keni mbë gjithë shenjtënit,
16 nukë pushoj tue iu falunë ndersë Perëndisë për ju, e tue u përmendunë juve mbë falunat e mia, qi u api.
17 Perëndia i Zotit t’ynë Iesu Krishtit, Ati i laftit, shpirt ditunie edhe sbulesë, për me ngjofun’ ate.
18 Syt’ e mendiesë tuei jenë ndritunë, për me ngjofunë cilla ashtë shpëresa e thërritëmes’ ati, edhe cilla ashtë pasëja e laftit trashigimit ati mbë shenjtënit,
19 edhe cilla ashtë e tepëra madhëni e fuqisë ati qi vepëroi mbë ne qi besoimë, mbas vepëruemit pushtetshimesë fuqis’ ati,
20 cillën’ e vepëroi mbë Krishtinë, kur e ngjalli prei vdekunish, edhe e vuni me ndenjunë ndë diathtët vet mbë vendet e qijevet,
21 përsipër qish do urdhëni e pushteti e fuqie e zotënie; edhe përsipër qish do emëni qi emënohetë, jo vetëmë mbë këte jetë, por edhe mb’ate qi vien;
22 edhe gjitha ia vuni ndënë kambët t’ati, edhe e bani krye sipër gjithëve mbë kishët,
23 qi ajo ashtë korpi i ati, mbushunitë qi mbush gjitha mbë gjitha.