Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 4

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe ata kur po i flisinë popullit, erthnë mbi ata priftënit’ edhe i pari i tempullit edhe Saddukeitë, tue u idhënuem,
2 sepse ata mësojinë popullinë, edhe epinë za për ngjallëmenë prei vdekunish me anë Iesuit.
3 Edhe vunë duertë mbi ata, e i vunë mbë rueitunë, deri mbë nesërmet, sepse atëherë ishte mbramie.
4 Edhe shumë vetë prei atyneve qi ndëgjuenë fjalënë, besuenë; edhe u mbush numëri i nierëzëvet afër pesë mijë.
5 Edhe mbë nesërmet u mbëlothnë ndë Ierusalem parët’ e atyneve, edhe pleqtë, edhe shkruisitë,
6 edhe Anna krye-prifti, edhe Kaiafa, edhe Gjionni, edhe Aleksandri, edhe gjithë sa ishinë prei farësë krye-priftënisë.
7 Edhe si i vunë ndë miedis, i pyesinë: Me çfarë fuqie, a me kuit emënë batë këte ju?
8 Atëherë Pietri, u mbush me Shpirtinë Shenjt, e u tha atyne: O parët’ e popullit, edhe pleqt’ e Israelit,
9 ndë pyetemi na sot për mirën’ e nji nieriu sëmunë, prei çfarë fuqie u shëndosh kyi;
10 le bahet’e ditunë mbë gjithë ju, edhe mbë gjithë popullin’ e Israelit, se mb’emënit Iesu Krishtit Nazoreasit, cillinë ju e kryqëzuetë, por Perëndia e ngjalli prei vdekunish, me anë këti rri kyi tashti përpara jush i shëndoshë.
11 Kyi asht’ ai guri qi u hoth poshtë prei jush qi ndërtoni, i cilli u vu ndë krye sqepit.
12 Edhe nuk’ ashtë shpëtim prei as-ndonji tietëri, sepse as emënë tietër ndënë qiellt nuk’ ashtë dhanë mbë nierëzit, qi duhetë me u shpëtuem na prei ati.
13 Edhe kur vun’ ore kuximin’ e Pietrit edhe Gjionnit, edhe muernë vesht se ishinë nierës paditunë letëra edhe idiotë, mërekulloheshinë; edhe i ngjifinë se kishinë qenunë bashkë me Iesunë.
14 Edhe mbassi shifin’ atë nierinë qi ishte shëndoshunë tue ndenjunë bashkë me ata, s’kishinë se qish me thanë kundrë.
15 Por, mbassi i urdhënuenë me dalunë jashtë bashkë-ndejtiesë, muernë e dhanë njiani me tietrinë,
16 tue thanë: Qish t’u bajmë këtyne nierëzëvet? Sepse ç’mërekulli u ba e ditunë prei atyneve, ashtë për faqe gjith’ atyneve qi rrinë ndë Ierusalem; edhe nukë mundemi me e mohuem,
17 por qi mos hapetë ma tepërë ndë popull, le t’u shtiemë frikënë shtrëngueshim, mos i flasinë ma as ndonji nieriu mb’emënit këti
18 Edhe si i thirrnë, i porositnë mos me lëgjiruem kreit, as mos me mësuem mb’emënit Iesuit.
19 Por Pietri edhe Gjionni u përgjeqnë atyneve, e thanë: Ndë qoftë me udhë përpara Perëndisë, gjukoni.
20 Sepse na s’mundemi mos me folunë për sa pam e ndëgjuem.
21 Edhe ata mbassi u shtinë frikënë prap, i lishuenë; sepse nukë gjejinë se si me i munduem, prei popullit, sepse gjithë lavdojinë Perëndinë për ate punë qi u ba.
22 Sepse ai nieri qi i koditi këjo mërekullia e shëndoshunit, ishte ma tepërë se katërdhetë vieç.
23 Edhe si u lishuenë, erthnë te vetët, edhe dhanë za për gjithë sa u thanë krye-priftënit’ edhe pleqtë.
24 Edhe ata kur ndëgjuenë, ngritnë zaninë te Perëndia me nji zemërë, edhe thanë: O Zotëni, ti je Perëndia qi bane qiellinë, edhe dhenë, edhe detinë, edhe gjithë sa janë nd’ato;
25 ti qi ke thanë me anë gojësë Davidit shërbëtorit tand: “Përse shfryitnë kombetë, edhe popujtë shkuenë ndër mend punë kota?
26 Mbëretënit’ e dheut ndejtnë, edhe parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë lyemit ati”.
27 Sepse për vërtetë u mbëlothnë kundrë shenjtit dialit tand Iesuit, cillin’ e leve, edhe Herodi, edhe Pilat Pontiu bashkë me kombet, edhe me popujt e Israelit,
28 për me bamë sa urdhënoi çë ndë krye kohësë dora jote edhe anda jote për me u bamë.
29 Edhe tashti, o Zot, ven ore frikatë qi shtien’ ata, edhe epu shërbëtorëvet tu me folunë fjalënë tande me gjithë kuxim,
30 tue shtrimë dorënë tande me shëndoshunë; edhe me u bamë shenje e mërekullia me anë emënit shenjtit dialit t’yt Iesuit.
31 Edhe si u lutnë ata, u tund ai vend qi ishinë mbëledhunë, edhe u mbushnë gjithë me Shpirtin Shenjt, edhe flisinë fjalën’ e Perëndisë me kuxim.
32 Edhe zemëra e shpirti i shumicësë qi kishinë besuem ishte nji; edhe askushi nukë thoshte për ndonji gja prei pasëjes’ atyneve se asht’ e veta, por gjitha i kishinë rëndom.
33 Edhe apostujt’ epinë deshmin’ e ngjallëmesë Zotit Iesu me fuqi madhe; edhe ishte hir i math mbë gjith’ ata.
34 Sepse askushi nuk’ ishte i nevojëshim ndër ata, sepse gjithë sa ishinë zotënit’ e aravet e shtëpiavet, i shisin, e bijinë çimuemit’ e shitunavet,
35 edhe i vejinë për-anë kambëvet apostujvet; edhe ua dajinë njiani tietrit mbas nevojësë qi kishte gjithë-kushi.
36 Edhe Ioseu, i cilli u queit përmbi emënë Barnabë prei apostujsh (qi këthyem, do me thanë, i Bir’ i ngushullimit), ishte Levit, Kyprianë prei kombit,
37 i cilli shiti arënë qi kishte, edhe pruni astrëtë, e i vuni për-anë kambëvet apostujvet.