Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Acts 3

:
Albanian - DHRGKK72
1 Edhe Pietri e Gjionni po hypshinë bashkë ndë tempull, mbë nandën’ orën e falunit.
2 Edhe nji nieri qi ishte çal çë prei barkut s’amësë vet barei mbë kraha, cillin’ e vejinë përditë te dera e tempullit qi thohet’ e Bukurë, me lypunë lëmoshënë prei atyne qi hyjinë ndë tempull.
3 Ai kur pa Pietrin, edhe Gjionninë se kishinë për me hymë ndë tempull, lypte me marrë lëmoshënë prei atyneve.
4 Edhe Pietri shtiu sytë mb’ate bashkë me Gjionnin’, e tha: Shiko neve.
5 Edhe ai shikonte ata me kujdes, tue shpëryem me marrë ndonji gja send prei atyneve.
6 Atëherë Pietri i tha: Argjand e ar s’kam; po ate qi kam, këte ap - Mb’emënit Iesu-Krishtit Nazoreasit ngreu edhe ec.
7 Edhe si e kapi prei dorësë diathtë, e ngriti; edhe përnjiherë iu forcuenë shojet’ edhe nyjet’ e kambëvet.
8 Edhe mbassi hovi përpietë, qindroi mbë kambë, edhe ecëte; edhe hyni bashkë me ata ndë tempull, tue ecun’ e tue hovunë përpietë, e tue lavduem Perëndinë.
9 Edhe gjithë populli e pa tue ecun’ e tue lavduem Perëndinë.
10 Sepse e ngjifinë se kyi ishte ai qi rrinte mbi derën’ e Bukurë tempullit për lëmoshënë; edhe u mërekulluen’ e duelnë jashtë menç për këte punë qi gjaiti mb’ate.
11 Edhe ai çali qi u shëndosh kur po mbante Pietrin’ edhe Gjionninë, gjithë populli turrei mbas atyneve ndë kamarë qi quhet’ e Solomonit, tue u mërekulluem.
12 Edhe Pietri kur pa, iu përgjeq popullit: O burra Israelitë, përse mërekulloheni për këte punë? Apor përse shtini sytë mbë ne, sikurse e kemi bamë na këte me ecunë prei fuqisë t’onë, a prei besësë t’onë?
13 Perëndia i Abrahamit, edhe i Isaakut, edhe i Iakobit, Perëndia i atënavet t’anë, lavdoi dialin’ e vet Iesunë, cillinë ju e dhatë ndër duer, edhe e mohuetë për faqe Pilatit, kur ai pa me udhë me e lishuem.
14 Po ju mohuetë Shenjtin’ edhe Dreitënë, edhe lyptë ndë vend t’ati me u falunë juve nji nieri gjaksuer;
15 edhe vratë kryet’ e jetësë, cillinë Perëndia e ngjalli prei vdekunish, cillit na jemi deshmitarë.
16 Edhe emëni i ati me anë besësë mb’emënit t’ati forcoi këte qi veni ore, edhe qi e ngjifni; edhe ajo besa prei anës’ ati i dha gjithë këte shëndet përpara gjithë jush.
17 Edhe tashti, o vëllazën, e dij se e punuetë këte prei paditëmesë, sikurse edhe parëtë tuei.
18 Por Perëndia, sa tha çë përpara me anë gojësë gjithë profetënavet vet, se Krishti kishte për me pësuem, kështu i mbushi.
19 Pendohi pra, edhe këthehi, qi t’u shuhenë juve fajetë, kur vinë kohënat’ e prajtëmesë prei faqesë Zotit;
20 edhe ai ka me dërguem Iesu Krishtinë, qi ashtë predikuem çë përpara mbë ju,
21 cillinë duhetë me e pritunë qielli deri mb’ato kohëna qi vihenë mbë vend gjitha ato qi foli Perëndia çë jetën’ e parë me anë gojësë gjithë shenjtënavet vet profetënavet.
22 Sepse Moiseu u tha atënavet t’anë: “Se Zoti Perëndia juei ka me u ngritunë juve nji Profet prei vëllazënish tuei, porsi mue; ati keni me i ndëgjuem mbë gjitha, për çdo qi t’u flasi juve.
23 Edhe çdo shpirt qi mos i ndëgjojë ati profeti, ka me u shuem prei popullit”.
24 Edhe gjithë profetënitë çë prei Samuelit e mbaskëndai, sa folnë, dhanë za çë përpara edhe për këto ditt.
25 Ju jeni bijt’ e profetënavet, edhe dhiatësë qi vuni Perëndia ndërmiet atënavet t’anë, tue i thanë Abrahamit: “Edhe ndë farët tande kanë me u bekuem gjithë kombet’ e dheut”.
26 Mbë ju ma përpara Perëndia, mbassi ngjalli Dialin’ e vet Iesunë, e dërgoi për me u bekuem juve, kur këthehetë gjithë-se-cilli prei jush prei këqiash tueja.