Acts 26
1 Edhe Agrippa i tha Paulit: Të ashtë ndëjyem me folunë për vetëvetëhenë. Atëherë Pauli shtrini dorën’ e epte fjalë:
2 O mbëret Agrippë, kujtoj vetëhenë t’eme të lumunë, sepse kam për me dhanë fjalë përpara teje sot për gjith’ ato punë qi përflitem prei Iudevet,
3 por ma fort se ti di gjithë zakonetë, edhe kërkimet’ e Iudevet; përandai të lutem të më ndëgjojsh me durim.
4 Jetën’ e dielmënisë s’eme pra qi shkova çë ndë krye të herësë ndërmiet kombit t’em ndë Ierusalem,
5 gjithë Iudeit’ e dinë; sepse më dinë çë përpara (ndë daçinë me dëshmuem), se mbas të shtrëngueshimes’ eresisë fesë s’onë rrova Farise.
6 Edhe tashti rrij, e gjukohem për shpëresën’ e të zotuemesë qi u ba prei Perëndisë tek atënit t’anë:
7 për ate të zotuemenë dy-mbë-dhetë farat’ e kombit t’ynë, tue iu lutunë gjithë-nji Perëndisë nat’ e ditë, shpërejinë me e mbërrimë; për këte shpëresë përflitem unë prei Iudevet, o mbëret Agrippë.
8 Si? Punë të pabesueme e mendoni ju, se Perëndia ngjall të vdekunë?
9 Sa për mue, un’ e kishiem ndër mend, se duhetë me punuem shumë punë kundrë emënit Iesu Nazoreasit,
10 sikurse edhe punova ndë Ierusalem; edhe shumë vetë prei shenjtënavet un’ i mbylla ndë burk, si paç marrë pushtet prei krye-priftënavet; edhe kur vriteshin’ ata, dhashë fjalënë kundrë atyneve.
11 Edhe shumë herë ndëpër gjithë synagogat, tue munduem ata, i ngusiem me vlasfimuem, edhe tue u çëmendunë tepërë kundrë atyneve, i ndiqiem edhe deri jashtë qytetevet.
12 Edhe ndër këto punë kur ishiem tue votunë ndë Damaskë me pushtet e me porosi prei krye-priftënavet,
13 ndë mies-ditë pashë mb’udhë, o mbëret, nji dritë prei qiellit ma të ndritshime se dielli, qi ndriti rreth meje edhe atyneve qi bajin’ udhë bashkë me mue.
14 Edhe si ram të gjithë poshtë për dhe, ndëgjova nji za qi më fliste, e thoshte ndë gjuhë të Hebraishtesë: Saul, Saul, përse më ndiek? Keq për tyi ashtë të hedhish me shqelmë drizavet.
15 Edhe unë thashë: Cilli je ti, o Zot? Edhe ai tha: Unë jam Iesui, të cillinë ti ndiek.
16 Por ngreu, edhe qindro mbë kambë të tua, sepse përandai u duksh mbë tyi, për me të vumë shërbëtuer edhe deshmitar për gjithë sa pe, edhe për gjithë sa kam me të diftuem;
17 edhe të sgjodha prei popullit edhe prei kombevet, mbë të cillët tashti po të dërgoj
18 me u çelun’ atyne sytë, qi të këthehenë prei errësinësë mbë dritë, edhe prei pushtetit Satanait te Perëndia, qi të marrinë ndëjesë fajesh, edhe piesë ndërmiet të shenjtënuemvet, me anë të besësë qi ashtë mbë mue.
19 Përandai, o mbëret Agrippë, nuk’ u bashë krye-pa-ndëgjueshim mbë këte qiellore të pame,
20 por predikojem përpara ndë Damaskë, edhe ndë Ierusalem, edhe ndëpër gjith’ dhen’ e Iudesë, edhe mbasandai ndër kombet, të pendohenë, edhe të këthehenë te Perëndia, tue punuem punë të vëjefshime për pendesë.
21 Për këto punë Iudeitë më zunë ndë tempull, e dojinë me më vramë.
22 Por mbassi gjeta ndifmë prei Perëndisë, rrij gjallë deri mbë këte ditë, tue bamë deshmi mbë të math e mbë të vogëlë, pa thanë ndonji tietërë gja, veç ato qi folnë profetënit’ edhe Moiseu, se kishinë për me u bamë:
23 se Krishti kishte për me pësuem, edhe se ai do të ishte i pari qi kishte me u ngjallunë prei së vdekunish, edhe me predikuem dritë ndë popull, edhe ndë kombet.
24 Edhe ai kur epte fjalë për këto, Festi tha me za të math: U çëmende, Paul; letërat’ e shumta të bajnë me u çëmendunë.
25 Edhe ai tha: Nukë jam i çëmendun’, o i pushtetshim Fest; por flas fjalë të vërteta edhe të urta.
26 Sepse mbëreti i di këto punë, qi flas përpara ati me sy çelë, sepse m’u ka mbushunë mendia, se s’ashtë ndonji punë prei kësosh për me e gënjyem; sepse këjo nuk’ ashtë bamë mbë ndonji kant.
27 U beson profetënavet, o mbëret Agrippë? E die se beson.
28 Edhe Agrippa i tha Paulit: Për pak gja po më mbush mendienë me u bam’ i Krishtenë.
29 Edhe Pauli tha: I lutem Perëndisë të detë, jo vetëmë ti, por edhe gjith’ ata qi më ndëgjojnë sot, me u bamë ka pak e ka shumë t’atillësh, sikurse jam edhe unë, përveç këtyne hekuravet.
30 Edhe ai si tha këto, u ngrit mbëreti, edhe guvernatori, edhe Bernika, edhe ata qi ishinë ndenjunë bashkë me ata.
31 Edhe si iknë, flisinë njiani me tietrinë, tue thanë, se kyi nieri s’ka bamë ndonji punë për vdekë, a për hekura.
32 Edhe Agrippa i tha Festit: Kyi nieri mundei me u lishuem, ndë mos kishte thirrë mbë Kaisarinë.