Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Titus 2

:
Albanian - ALTMK27
1 Ma ti dhidhaks sikundrë ka hie ndë dhidhaskali shëndoshë.
2 pleqtë jenë t’esëllë, turpçim, përmbjedhurë, shëndoshë ndë besë, ndë dashuri, ndë durim.
3 Ashtu edhe plakatë jenë me rroba sikundrë ka hie ndë Shënjtëri, mos jenë korkosure, mos jenë dhënë ndë shumë verë, jenë dhaskale ndë bërë mirënë.
4 mpsojënë ratë jenë mbëjedhura, duanë burrat’ e ture, duanë djelmt’ e ture.
5 jenë t’urta, qëruara, ruajnë shtëpinë, jenë mira, bindenë ndë burra ture, mos shahetë fjal’ e Perndisë.
6 Ashtu mpso edhe ritë jenë t’urtë.
7 Mbë gjithë bën vetëhenë tënde ksomblë punëravet mira. Ndë dhidhahi jeç i paluajturë e i nderçim.
8 Fjala jetë e shëndoshë e e pasharë, kaqë turpëronetë ai rri kondrë e mos mundjë thotë likshtë për juvet.
9 Kopijtë bindenë ndë zotërinj ture, mbë gjitha jenë pëlqierë, mos thonë fjalënë kondrë.
10 mos vjedhënë, po mbë çdofarë punë dëftojënë besë ture, kaqë bëjënë nder ndë dhidhaskali Perndisë sonë mbë gjithë njerëz.
11 Sepse u duk dhurëti e Perndisë sotirit sonë mbë gjithë njerëz.
12 na dhidhaks nevet arnisjëmë pabesllëknë edhe dëshërimet’ e jetësë, e rrojmë ndë këtë jetë me urtëci, me drejtë, e me besë mirë.
13 Tuke priturë atë lumurënë shpëresë, e ata dukuritë nderit Perndisë madhe e sotirit sonë Iisu Hristoit.
14 Ai dha vetëhen’ e tij për nevet, na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e na qëron mbë vetëhe tij, një llao cgjedhurë, e ziliar mbë punëra mira.
15 Këto dhidhaks e mpsoi e qërto me çdofarë urdhëri. Ndonjë le mos shtjerë poshtë tij.