Bible

Connect

With Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Revelation 9

:
Albanian - ALTMK27
1 E Ëngjëlli i pesëti i ra zurnasë. E paçë një ull ra nga qielli mbi dhe; e ju dha atij quçi i puzit s’Avisit.
2 E hapi puzn’ e avisit, e hipi tim nga puzi, posi tim i një furrësë madhe. E u err dielli edhe era nga timi i puzit.
3 E nga timi duallë karkalecë mbi dhe, e u dha mb’ata urdhër, sikundrë kanë urdhër cfurqet’ e dheut.
4 E u dha porsi mbë ta mos dëmëtojënë bar’ e dheut, as ndonjë bimë njumë, as ndonjë lis, përveçe njerëzitë vetëmë nukë kanë vulën’ e Perndisë ndë ballëra ture.
5 E u dha porsi mbë ta, mos i vrasën’ ata, po t’i mundojënë pesë muaj, e mundimi i ture jetë si mundim cfurkut kur cimbis njerinë.
6 E mb’ato dit do kërkojënë njerëzitë vdekëjënë, e do mos e gjejënë atë; e do dëshërojënë vdesënë, e do ikëjë morti prej suresh.
7 E gjarat’ e karkalecëvet, gjajënë mbë kuaj janë gati për luftë; e mbi krie ture një lloi kurorë ka gjarë me ar, e suratet’ e ture si surate njerëzet.
8 E kishnë leshëra, posi leshërat’ e gravet; e dhëmbët’ e ture qenë si dhëmbët’ e leondarëvet.
9 E kishnë thorake si thorake hekurta; e zëri krahëvet ture, si zëri i karrocavet shumë kuajet venë ndë luftë.
10 E kanë bisht, e bishtin’ e cfurqet, e ndë bishtëra ture qenë thumba; e urdhëri i ture qe për dëmëtuarë njerëzitë pesë muaj.
11 E kishnë për mbret turënë Ëngjëllinë e Avisit; ëmëri i tij ndë gjuhë Çifutet Avadhdhon, e ndë gjuhë Gërqinjet e ka ëmërinë Apolion (Prishësi).
12 Njera ve, shkoi, e ja vijënë edhe di ve, pasandaje.
13 E Ëngjëlli i gjashtëti i ra zurnasë. E digjova një nga katër brit’ e thisiastirit s’artë, është përpara Perndisë.
14 thosh Ëngjëllit gjashtë, atij kish zurnanë: Cgjidhi katër ëngjëjtë janë lidhurë ndë lumë madh, ndë Efrat.
15 E u cgjidhnë katër ëngjëjtë bërëtë gati mbë sahat, e mbë ditë, e mbë muaj, e mbë vit, vrasënë pjesën’ e tretë njerëzet.
16 E nëmuri i asqerit kalësisë diqind mijë, sepse e digjova nëmurin’ e ture.
17 E ashtu i paçë mbë parë kuajtë, edhe ata rrijnë mbi ta kishnë thorake flakta, e kishnë bojë rimptë e shqufurit; e kokët’ e kuajet si kokë liondarëvet, e nga goja e ture dil zjar e tim e shqufur.
18 E nga këto tre u vra e treta pjesë e njerëzet, nga zjari, edhe timi, edhe nga shqufuri dilë prej gojësë ture.
19 Sepse fuqit’ e ture gjëndenë ndë gojë ture; sepse bishtërat’ e ture janë posi gjërpinjet, e kanë krerëra, e me ato bëjënë dëm.
20 E tjerëtë njerëz nuk’ u vranë nga këto plagëra, as metanoisnë nga punëtë bëjënë me duar ture, për mos falurë paudhëvet, e Idhollavet t’arta e t’ërgjëndatë, e gurtatë, e drujtatë, ato as shohënë, as digjojënë, as ecëjnë.
21 E nukë metanoisnë nga vreilat’ e ture, as nga magjit’ e ture, as nga vjedhurat’ e ture.