Bible

Upgrade

Your Church Presentations in Minutes

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Revelation 8

:
Albanian - ALTMK27
1 E kur hapi vulën’ e shtatë, u pushim ndër qiell afëro një gjusmë sahat.
2 E paçë shtatë Ëngjëjtë, rrijnë përpara Perndisë; e u dhan’ ature shtatë zurnara.
3 E erdhi tjatër Ëngjëll’, e qëndroi përpara thisiastirit, e mbaj një thimiato t’artë, e i dhan’ atij thimjamëra shumë, bij kurban faluratë gjithë shënjtorëvet mbi thisiastirio t’artë qe përpara fronit.
4 E hipi timi i thimjamëvet falavet Shënjtorëvet, nga dor’ e Ëngjëllit përpara Perndisë.
5 E mori Ëngjëlli thimjaton’ e artë, e mbushi atë nga zjari i thisiastirit, e e shtiu mbë dhe, e u bënë zënja, e brubullima, e vetëtima, e tërmet.
6 E shtatë Ëngjëjtë kishnë shtatë zurnatë u bënë gati për rarë zurnavet.
7 E i pari Ëngjëll’ i ra zurnasë, e u breshër e zjar nakatosurë me gjak; e u hodh mbë dhe; e e tret’ e lisavet u dogjnë, e gjithë bari i verdhë u dogj.
8 E i diti Ëngjëll i ra zurnasë, e posi një mal i madh digjetë me zjar u hodh ndë det; u e treta e detit gjak.
9 E vdiqnë tret’ e punëravet bëra janë ndë det, ato kanë shpirt, edhe e tret’ e karavevet.
10 E i treti Ëngjëll i ra zurnasë; e ra nga qielli ull i madh i dhezurë posi një llambadhë, e ra mbë tretë lumëravet, e mbë tretë kronjet.
11 E ëmëri i ullit quhetë Apsinthio; e u e tret’ e ujëravet Apsinthio, e shumë njerëz vdiqnë nga ujëratë, sepse u idhëruanë.
12 E i katërti Ëngjëll i ra zurnasë; e u plagosnë e treta pjesë e diellit, e e treta pjesë e hënëzësë, e e treta pjes’ e ullet, kaqë sa u err e treta e ature, e ndajë e treta e ature nukë ip dritë, ashtu edhe natësë.
13 E paçë, e digjova zën’ e njëit Ëngjëllit fluturon ndëpërmes qiellit, e me madh thosh: Ve, ve, ve mb’ata rrinë mbi dhe nga zërat’ e tjera zurnasë tre Ëngjëjet duanë vijnë t’u bienë zurnavet.