Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Philemon 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Pavllua, i lidhuri i Iisu Hristoit, edhe Timotheoi vëllai, mbë Filimonë, dashurinë tënë, e punëtuarë me nevet bashkë.
2 E mbë Apfinë dashurënë, e mb’Arhiponë, trimnë me nevet bashkë, e mbë qishënë tënde shtëpisë.
3 Dhurëti mbë juvet, e paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
4 Lëvdoj Perndinë time kurdo ngoje tij ndë falura mia.
5 Sepse digjoj dashurinë edhe besënë qe mbë Zonë Iisunë, edhe mbë gjithë Shënjtorë.
6 Me tropo ësht’ e çfaqurë pjesa ke ti ndë besë, për njohurë gjithë punët’ e mira janë ndër juvet mbë Hristonë Iisunë.
7 Sepse kemi gëzim madh e parigori për dashuri tënde, sepse zëmër’ e Shënjtorëvet është prëjturë me anë tënde, o vëlla.
8 Andaj kam shumë tharos mbë Krishtinë porsit ti ato kanë hie.
9 lutem tepërë për dashuri, se je i tili ti, si unë plaku Pavllua, edhe ndashti i lidhuri i Iisu Hristoit.
10 ndë be për djalënë tim, atë polla ndë mes zinçirëvet, Onisimonë.
11 Atë qe ti njëherë i pavëjierë, ma ndashti i vëjierë për ti edhe për mua, atë dërgova tij përsëri.
12 E ti ta preç atë si zorrët’ e barkut sim.
13 Atë unë dojë ta mbajë me vetëhe, punon mua ndaje teje, ndë mes zinçirëvet t’Ungjillit.
14 Ma nukë desha bëj gjë pa dijturë ti, mos jetë mirëtë tënd me pahir, po jetë me dashuri tënde.
15 Sepse mbase andaj u mërgua për ca kohë (nga teje), ta keç atë për gjithë jetë.
16 Jo si kopil, po ndaje kopilit, vëlla dashurë, tepërë mbë mua, e sa shumë mbë ti, si mbë punë kurmit, edhe mbë Zotit.
17 Ndë ke mua adha për dashurë, prite atë si edhe mua.
18 E ndë ka bërë ti gjë dëm ndë ndonjë punë, a ka gjë borç, shkruaje atë për llogori time.
19 Unë Pavllua e shkrova me dorë time, unë dua paguaj, mos thom ti je borçli mbë vetëhe tënde.
20 Kështu, o vëlla, makar fitojë unë nga teje këtë mirë mbë Zonë, prëjmë zorrët’ e mi mbë Zotnë.
21 Kam tharos mbë gjegjurë tat shkrova ti, sepse e di do bëç shumë se ato thom.
22 Bashkë me këto bëmë gati konak, sepse shpërej me anë faluravet tuaj do dhëronem juvet.
23 faletë me shëndet Epafrai (shoku im ndë hapsanë për Hristo Iisunë), Markua.
24 Aristarhoi, Dhimai, Llukai, shokët’ e mi.
25 Dhurëtia e Zotit sonë Iisu Hristoit me Shpirt tuaj. Ashtu qoftë! * Karta mbë Filimonë u shkrua nga Romi me anë Onisimoit, kopilit.