Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Mark 16

:
Albanian - ALTMK27
1 E si shkoi e Shëtuna, Magdhalini Maria, edhe Maria, mëm’ e Iakovoit edhe Sallomi, blenë miro, vijnë, e ta lieijnë atë.
2 E ditën’ e parë javësë shumë mëngjes vijënë mbë varr, kur leu Dielli.
3 E thoshnë njëra-jatërësë: Kush do na rrukullisjë navet gurë nga der’ e varrit?
4 E kur vështroijnë shohënë guri qe shtëmëngurë, sepse qe shum’ i madh.
5 E si hinë brënda ndë varr, shohënë një djalosh, rrijte mb’anë djathëtë, veshurë me rroba bardha, e u çuditnë.
6 E ai u thot’ ature: Mos u çuditni. Iisunë Nazarinonë, mbërthierinë ndë Kruq kërkoni, u ngjall, s’është këtu. Ja vëndi tek’ e kishnë kallturë.
7 Po hajdeni e thoi mathitivet tij edhe Petrosë, se arriu përpara juvet, e u pret ndë Galileë. Atje do ta shihni atë, sikundr’ u tha juvet.
8 E si duall ato nga varri me shpejtë, iknë; po i mori ato frikë edhe çudi, e nukë thanë njeriut gjë, sepse trëmbejnë.
9 E si u ngjall ndë mëngjes parënë ditë javësë, u duk herën’ e parë Magdhalini Mariasë, i kish krierë shtatë djajtë.
10 E ajo vate e u dha haber ature ishnë bashkë me të, qenë helmuarë, e qaijnë.
11 Edhe ata si digjuanë se ai rron, e u duk tek’ ajo, nukë dhanë besë.
12 Pastaj u dëftua me tjatër surat mbë di nga ata ecëijnë, e vijnë ndë arë.
13 Edhe ata si vanë u rrëfienë tjerëvet, e as ature nuk’ u dhanë besë.
14 E pasandaj u duk mb’ata njëmbëdhjetë, atje tek rrijnë, e i qërtoi sepse nukë besuanë mb’ata e panë atë ngjallturë, edhe për zëmërën’ e ture pakthierë.
15 E u tha ature: Haideni ndë gjithë botë, e qiriksni Ungjillë ndë gjithë dinia.
16 Ai besojë e pagëzonetë, do sosetë, e ai mos besojë, do kollasetë.
17 E këto janë thavmëtë do venë pas ature besojënë: ndë ëmër tim do zbojënë paudhëtë, gjuhë ra do flasënë.
18 Gjërpinjtë do t’i zënë me dorë; edhe ndonjë helmuarë ndë pifçinë, do mos i dëmëtojë; mbi sëmurë do vënë duartë, e do shëronenë.
19 E pas këture kuvëndevet, u tha ature Zoti, hipi ndër Qiell, e ndënji mb’anë djathëtë Perndisë.
20 E ata si duallë qiriksnë mbë çdo vënd, si i ndih e punon bashkë me ata Zoti, e u veveos fjalënë me thavmëra bënejnë.