Bible

Elevate

Your Sunday Morning Worship Service

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 1

:
Albanian - ALTMK27
1 Sepse vunë dorë shumë rrëfejënë me taks Istorin’ e ature punëravet nevet i dimë fort mirë.
2 Sikundrë na i dëftuanë navet ata i panë me si ture krie herësë, e u bënë punëtorë fjalësë.
3 M’u duk edhe mua mirë, o i larti Theofil, arçë krie herësë pas ature t’i shkruaj ti një e nga një me taks.
4 njohç vërtetënë e ature punëravet je dhidhaksurë mbë to.
5 Gjau ndë dit Irodhit, mbretit Iudheësë, qe një prift quhej Zaharia, nga efimeria e Aviait; edhe gruaja e tij qe nga bijat’ e Aaronit, edhe ëmër’ i saj Elisavet.
6 E ishnë di përpara Perndisë drejtë, e ecëijnë ndë gjithë porsi e drejta Zotit pa sharë.
7 E nukë patnë ata djalë, sepse Elisavetja qe shterpë, e di qenë shkuarë ndë mot ture.
8 E gjau tek bënte ai punët’ e priftërisë (mësonte) mbë taks efimerisë tij, përpara Perndisë.
9 Sikundr’ është adeti i efimerisë, u ndodh thimjatis, e hiri ndë Nao (qishë) Zotit.
10 E gjithë turm’ e llaoit ishnë falejnë jashtë ndë kohë thimjamësë.
11 E u duk nde ai Ëngjëll’ i Zotit rrijte mb’anë djathëtë thisiastirit thimjamësë.
12 E si e pa Zaharia, u drodh e ra mbi trëmburë.
13 E tha Ëngjëlli nde ai: Mos u trëmb, o Zaharia, se u digjua luturitë tat; e Elisavetja gruaja jote do pjellë ti bir, e do t’i vëç ëmërinë Ioann.
14 E do jetë tek ti gëzim e lodrë, e shumë do gëzonenë mbë lerë tij.
15 Se do jet’ i madh përpara Zotit, e do mos pijë as verë as siqera, e do mbushetë nga Shpirt Shënjt nga barku i mëmësë tij.
16 E shumë nga bijt’ e Israilit do kthejë mbë Zotnë Perndin’ e ture.
17 E ai do vijë përpara atij me Shpirt e me fuqi Iliasë, kthejë zëmërat’ e jatët mbi djem, e padigjuaritë nd’urtëci drejtëvet, e t’i bëjë gati Zotit llao dërtuarë.
18 E Zaharia i tha Ëngjëllit: Qish do ta kupëtoj këtë punë? Se unë jam plak, e gruaja ime shkuarë nga koh’ e saj.
19 E ju përgjegj Ëngjëlli, e tha atij: Unë jam Gavriili rri përpara Perndisë, e jam dërguarë thom tij, e ap tij këtë haber mirë.
20 Edhe ja, do pushoç sot di e tutje, e mos mundç flaç, ngjera mb’atë ditë bënenë këto, sepse nukë besove ndë fjalë mia, do paguhenë mbë kohë ture.
21 E llaoi e pritnë Zaharianë, e çuditejnë për mënuarë tij ndë nao (qishë).
22 E si dolli, nukë mund t’u flit ature. E kupëtuanë pa ndonjë çudi ndë nao. E ai u bënte ature isharet, e mbeti pa gojë.
23 E u si sosnë dit’t’ e punësë priftërisë tij, vate mbë shtëpi tij.
24 E pas këture ditet u mbars Elisavetja gruaja e tij, e fshih vetëhen’ e saj pesë muaj, e thoshte.
25 Se kështu bëri Zoti tek meje, mb’ato dit kur deshi kthenej vështron për ngrijturë dhunënë time nga njerëzitë.
26 E ndë gjashtinë muaj u dërgua Ëngjëlli Gavriil nga Perndia, ndë një qutet Galileësë, quhetë Nazaret.
27 Mbë një vergjëreshë qe aravoniasurë me burrë nga shtëpi e Dhavidhit, quhej Iosif, e vergjëresha quhej Mariam.
28 E si hiri Ëngjëlli tek ajo, i thotë: Gëzo, o e gëzuarë, Zoti është bashkë me tij, ti je e bekuarë ndë mes gravet.
29 E ajo si e pa, u drodh për këtë fjalë, e mëndonej me vetëhe saj: Ç’do jetë kij hjeretismo?
30 E Ëngjëlli i thot’ asaj: Mos u trëmb Mariam, sepse gjete nder afër Perndisë.
31 E ja do bëneç me barrë, e do pjellç djalë, e do t’i vëç ëmërinë Iisu.
32 Kij do jetë i madh, e do thuhetë i biri i lartit, e do t’i apë atij Perndia fron’ e Dhavidhit, babait tij.
33 E do mbretërojë mbë shtëpi Iakovit për gjithë jetë; e mbretëria e tij nukë ka sosurë.
34 Edhe Mariami i tha Ëngjëllit: Qish do jetë këjo, se unë burrë nukë njoh?
35 E u përgjegj Ëngjëlli, e i thot’ asaj: Shpirt Shënjt do vijë mbi tij, e fuqi e lartit do mbulojë tij; pra andaj edhe ajo akoma lejë nga teje Shënjt, do thuhetë bir i Perndisë.
36 E ja Elisavetja gjëria jote, edhe ajo u mbars djalë nd’pleqëri saj; e kij muaj është i gjashti i asaj quhej shterpë.
37 Se nuk’ është’ e pamundurë ndonjë punë afër Perndisë.
38 E Mariami i tha: Ja kopilia e Zotit, u bëftë tek meje sikundrë thua. E iku nga ajo Ëngjëlli.
39 E Mariami u ngre mb’ato dit, e vate me shpejta mbë një mal Iudheësë.
40 E hiri mbë shtëpi Zahariasë, e i thot’ Elisavetsë: Gëzo.
41 E poqë digjoi Elisavetja gëzimn’ e Mariasë, këceu djali ndë bark saj, e u mbush prej Shënjtit Shpirt Elisavetja.
42 E thirri me madh, e tha: E bekuarë je ti ndë mes gravet, edhe pemm’ e barkut sit ësht’ e bekuarë.
43 E nga erdhi këjo, vijë tek u, mëm’ e Zotit sim?
44 Se ja, poqë erdhi zëri i gëzimit sit ndë veshë mia, këceu djali ndë bark tim nga gëzimi.
45 E e lumura ajo besoi, do teliosenë ato u folë nga Zoti tek tij.
46 E Mariami tha: Madhëcon Shpirti im Zotnë.
47 E gëzonetë Shpirti im mbë Zotnë, shpëtoi mua.
48 Sepse ktheu sitë shih mua kopilen’ e tij vogëlënë, se ja ndashti e sot di parë, do thonë lumurë gjithë filitë.
49 Sepse ai është i fortë bëri punëra mëdha tek u; e ëmër’ i tij është Shënjt.
50 Edhe ndëjes’ e tij është brez pas brezit, mb’ata kanë frikën’ e tij.
51 Bëri punëra forta me llërë tij; përhapi fodullëtë me silloi zëmëravet ture.
52 Zbriti fortëtë nga fronetë, e ngrijti vogjëjtë.
53 T’urëtitë i mbushi mira, e pasuritë i dërgoi mbrazëtë.
54 I ndihu Israilit, robit tij, mos harojë eleimosin’ e tij.
55 (Sikundrë u taksi baballarëvet sanë, Avraamit edhe farësë tij) për gjithë jetë.
56 E mbeti Mariami me atë bashkë ngjera mbë tre muaj, e pasandaj u kthie ndë shtëpi saj.
57 E Elisavesë i erdhi koha për pjellë, e polli djalë.
58 E digjuanë afëritë e gjërit’ e saj, shtoi Zoti eleimosin’ e tij tek ajo, e gëzonejnë bashkë me atë.
59 E u ndë tetënë ditë, erdhë peritemnë djalënë, e i vijnë ëmërin’ e tij mbë ëmër jatit tij, Zaharia.
60 E ëmma e tij u përgjegj, e tha: Jo, po do quhetë Ioann.
61 E i than’ asaj, se nuk’ është njeri ndë gjëri tuaj, quhetë me këtë ëmër.
62 E i bëijnë isharet edhe jatit tij, ç’do quhet’ ai.
63 E si kërkoi një copë dhogë, e shkroi, e thosh: Ioann është ëmër’ i tij. E u çuditnë gjithë.
64 E atë çast ju hap goja e tij, edhe gjuha e tij; e flit, e lëvdon Perndinë.
65 E gjithë gjitoninë i muarr frika. E flitejnë këto fjalë ndë gjithë mal Iudheësë.
66 E gjith’ ata i digjoijnë i vijnë ndër mënd ture, e thoshnë: Vallë ç’do jetë kij djalë? E dor’ e Zotit qe me të.
67 E jati i tij Zaharia u mbush nga Shpirt Shënjt, e profitepsi, e tha:
68 I lëvduarë qoftë Zoti Perndia e Israilit, sepse ktheu sinë, e pa, e lefterosi llaon’ e tij.
69 E ngrijti për nevet ndë shtëpi Dhavidhit, djalit tij, fuqi; e do na shpëtojë.
70 Sikundrë pat folë me gojë Shënjtorëvet Profitet herën’ e parë.
71 Ngrijti shpëtim na shpëtojë nga duart’ e hasmëret sonë, edhe nga gjith’ ata na duanë ndë keq.
72 bëjë ndëjesë me përinjtë tanë, e kujtojë dhjatën’ e tij Shënjtëruarënë.
73 Benë qe betuarë nde Avraami, babai inë, na ip nevet.
74 na shpëton nga duart’ e hasmëret sonë, e ta lëvdojëmë atë pa frikë.
75 Me Shënjtëri edhe me vërtetë përpara tij, gjithë dit’ e jetësë sonë.
76 Edhe ti djalë do quheç profit i lartit, se do shkoç përpara faqesë Zotit, bëç gati udhët’ e tij.
77 apç ndë llao tij dinë ç’është shpëtim i ture, për ndëjierë fajet’ e ture.
78 Me anë zëmërësë lejmonjare Perndisë sonë, me ato na pa Dielli len lartazit.
79 Për ndriturë nd’ata rrijnë ndë hie, e ndë skotadh vdekëjesë, për ndrequrë këmbëtë tona mb’udhë paqesë.
80 E djali rritej e forconej prej anet Shpirtit, e ishte mb’erimira, ngjera mbë ditë u çfaq ai ndë Israil.