Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Luke 5

:
Albanian - ALTMK27
1 E u kur u përmbëjuadh turma digjoijnë fjalën’ e Perndisë, e ai rrijte mbanë gjolit Gjennisaretit.
2 E pa di varka ishnë mb’anë gjolit, e pishkëtorëtë si duallë nga ato, laijnë rrjetetë.
3 E si hiri ndë një nga ato varka qe e Simonit, i thotë largon pakëzë nga dheu, e ndënji e dhidhakste turmëtë nga varka.
4 E si pushoi nga dhidhahia i thotë Simonit: Hikni brënda ndë gjol, e shtiri rrjetetë tuaj për gja.
5 E ju përgjegj Simoni, e i thot’ atij: Dhaskal, gjithë natënë u munduam, e nukë zum gjë, ndonëse me fjalënë tënde shtie rrjetinë.
6 E si bënë këtë u mbillë një turm’ e madhe pishqet, e u çirej rrjeti ture.
7 E u bënë isharet shokëvet qenë ndë tjetërënë varkë, vijnë, e t’u ndihnë ature; e erdhë e i mbushnë di varkatë, saqë mbiteshin’ ato.
8 E si pa Simon Petrua, ra ndër këmbë Iisuit, e i thosh: Dil nga meje, Zot, se jam njeri fajëtuar.
9 Sepse e zuri atë tromara, edhe ata qenë bashkë me atë, nga gjaja e madhe e pishqet zunë.
10 Ashtu edhe Iakovonë edhe Ioannë, bijt’ e Zevedheosë, qenë shokë Simonit, e i thot’ Iisui Simonit: Mos u trëmb se sot di e parë, do zëç njerëz.
11 E si hoqnë varkatë mbë dhe, i lanë gjitha, e vanë pas sij.
12 E u kur gjëndej ai ndë një qutet, ja e vjen një njeri mbluarë me leprë, e poqë pa Iisunë ra përmbis, e i lutej, e i thosh: Zot, ndë daç mund qëroç.
13 E ndëri dorënë, e si e zuri atë me dorë, i tha: Dua, qërou. E atë çast iku lepra prej sij.
14 E ai e porsiti atë mos thosh njeriut. Po haide e dëfto vetëhenë tënde priftit, e shpjerë dhurëtinë për qëruarë tat, sikundrë porsiti Moisiu për martiri ture.
15 E zëri përhapej tepër kudo, e mbëjidheshnë shumë turmë digjoijnë, e shëronishnë prej si nga sëmundët’ e ture.
16 Po ai shtëmëngej ndë vënde s’qenë njerëz, e falej.
17 E u një ditë tek dhidhaks ai, e rrijnë farisejtë edhe dhaskalët’ e nomit kishnë ardhurë nga çdo fshat Galileësë, e Iudheësë, e Ierusalimit, e fuqi e Zotit qe atje, për dhënë shëndet aturevet.
18 E ja ca njerëz bijnë ndë një shtrat një njeri mbajturë, e kërkoijnë ta shpijn’ atë brënda, e ta vijnë përpara tij.
19 E si nukë gjenë udhë nga ta klisnë atë, për turmë madhe qe, hipnë mbi shtëpi, e e lëshuan’ atë bashkë me shtrat nga qeramidhetë, ndë mes shtëpisë, përpara Iisuit.
20 E si pa besën’ e ture, i thot’ atij: O njeri, janë ndëjierë tij fajet’ e tua.
21 E Grammatejtë nisnë mëndonejnë, e thoshnë: Ç’është kij flet vllasfimira? Kush mund ndëjejë fajetë, përveçme vetëmë Perndisë?
22 E Iisui sepse kupëtoi silloit’ e ture, u përgjegj, e u thot’ ature: Pse mendoneni ndë zëmëra tuaj?
23 Cila është m’e kollajtë, thom: qofinë ndëjierë fajet’ e tua, a thom: Ngreu, e ecë?
24 Po shihni se i biri njeriut ka eksusi ndëjejë fajetë mbi dhe (i thotë mbajturit): Ti thom, ngreu, e merr shtratnë tënd, e hajde ndë shtëpi tënde.
25 E si u ngre atë çast përpara gjithëvet, mori shtratthinë dergjej mbë të, e vate ndë shtëpi tij tuke lëvduarë Perndinë.
26 E çuditejnë, e lijnë mëntë gjithë, e lëvdoijnë Perndinë, e u mbushnë friket, e thoshnë, se pam çudira sot.
27 E pasandaj dolli, e pa një kumerqar, quhej Levi, rrijte mbë kumerq, e i tha atij: Eja pas meje.
28 E si la gjitha, u ngre, e vate pas tij.
29 E i bëri gosti madhe atij Leviu ndë shtëpi tij. E ishnë turmë kumerqarëvet e madhe, e botësë tjerë, qenë me bashkë ndë mësallë.
30 E mçoijnë Grammatejt’ e ture edhe Farisejtë mbë mathitit’ e tij, e u thoshnë: Pse hai e píi bashkë me kumerqarë e me fajëtorë?
31 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Nukë duhenë shëndoshëtë jatro, po ata kanë keq.
32 Nuk’ arçë thërres drejtëtë ndë metani, po fajëtorëtë.
33 Edhe ata i than’ atij: Pse mathitit’ e Ioannit, ashtu edhe ata Farisejet agjërojënë nëndurë, edhe falenë, e tutë hanë e pinë?
34 Edhe ai u thot’ ature: Mos mundni juvet bëni shokët’ e dhëndërit t’agjërojënë kur kanë dhëndërinë mb’anë ture?
35 Po do vijënë dit, kur mirretë dhëndëri nga ata, e ahiere mb’ato dit do t’agjërojënë.
36 E u thosh ature edhe paravoli, që: Ndonjë njeri nukë kolis mbi një rrobë vjetrë një copë nga rrobë re; e ndë mos e reja prish vjetërënë e nuk’ ujdis mballoma e re.
37 E asndonjë nukë verë re ndë kaçupe vjetëra, ma ndë vuftë do shpojë vera e re kaçupetë, edhe ajo do derdhetë, edhe kaçupetë do humbasënë.
38 Po verën’ e re ndë kaçupe ra duhetë vëmë, e dia do ruhenë.
39 E asndonjë pi verë vjetërë, atë çast do re, sepse thotë: E vjetëra është m’e mirë.