Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 4

:
Albanian - ALTMK27
1 E Iisui plot nga Shënjti Shpirt u kthie nga Iordhani, e shpirej prej Shpirtit nd’erimi.
2 E për dizet dit gucitej nga i paudhi; e s’hangri fare gjë mb’ato dit. E si u sosnë ato dit, pastaj i erdhi u.
3 E i thot’ atij i paudhi: Ndë je i biri i Perndisë, thuaj këtij gurit bënetë bukë.
4 E ju përgjegj atij Iisui, e i tha: Është shkruarë, nukë rron me bukë vetëmë njeriu, po me çdo fjalë Perndisë.
5 E si e hipi atë i paudhi ndë një mal lartë, i dëftoi atij sa përpjekç sinë gjithë mbretërit’ e jetësë.
6 E i thot’ atij i paudhi: Ti do ta ap gjithë këtë urdhër, edhe nderet’ e ture, se mua është dhënë, e kujt dua unë ja ap atë.
7 Ti adha ndë u unjëç përpara meje faleç, do jenë gjithë tuatë.
8 E ju përgjegj atij, e i thotë Iisui: Ikë nga meje satana, se është shkruarë: T’i faleç Zotit Perndisë sate, e atij vetëmë t’i bëç lëvdim, e llatri.
9 E e pru atë ndë Ierusalim, e e vuri mbi kulm Ieroit, e i tha atij: Ndë je i biri i Perndisë gremis vetëhenë këteje përposh mbë dhe.
10 Se është shkruarë: Se do porsitjë Ëngjëjt’ e tij për ti, ruajnë.
11 Edhe se do ngrënë ti mbë duar, mos përpjekç këmbënë tënde mbë gur.
12 E ju përgjegj, e i thot’ atij Iisui, se: është thënë pameta, mos guciç Zotnë Perndinë tënde.
13 E si sosi i paudhi gjithë gucitë, iku prej si ngjera mbë tjetër kohë.
14 E u kthie Iisui me fuqi Shpirtit ndë Galileë, e zëri dolli për ndë gjith’ ato vënde rrotullë.
15 E ai dhidhaks ndë sinagoje ture, e nderonej nga gjithë.
16 E erdhi ndë Nazaret tek pat qënë rriturë, e hiri sikundrë qe mpsuarë, ndë sinaguaj shëtunë, e u ngre dhiavas.
17 E ju dha atij mbë dorë një kartë e profitit Isaiut, e si e hapi kartënë, gjeti vëndnë tek qe shkruarë:
18 Shpirt’ i Zotit mbi mua, pra andaj hrisi; vangjelis varfëritë ka dërguarë, shëroj ata kanë zëmërënë copa-copa, dëftej skllevet shpëtimn’ e ture, e verbëret t’u hapenë sitë, e lefteros ata janë ndë shtrëngim.
19 Për dhidhaksurë vitn’ e dëshëruarë Zotit, e ditën’ e shpëtimit.
20 E si mbilli kartënë, e ja dha kopilit, ndënji mbë dhe. E sit’ e gjithë sinagojit qenë kthierë, e vështroijnë mbë të.
21 E nisi t’u thoshte ature, se sot digjuatë vërtetën’ e kësaj kartet me veshë tuaj.
22 E gjithë thoshnë se kështu është, e çuditejnë për fjalë t’ëmbla, dilë nga goj’ e tij, e thoshnë: Nuk’ është kij i biri i Iosifit?
23 E u thot’ ature: Vërtet do thoi këtë paravoli: Jatro, shëro vetëhenë tënde. Gjith’ ato punëra digjuam, u bënë ndë Kapernaum, bëni edhe këtu ndë patridhë tënde.
24 E u tha: Me vërteta u thom juvet, se ndonjë profit nuk’ ësht’ i pëlqierë ndë patridhë tij.
25 E u thom juvet: Me vërteta, shumë gra va qenë mbë dit Iliut ndë Israil, kur u mbill Qielli tri vjet edhe gjashtë muaj, sa u u e madhe mbë gjithë dhe.
26 E mbë ndonjë nga ato nuk’ u dërgua Iliu, përveçme ndë Sarepta, vënd Sidhonësë, mbë gruan’ e ve.
27 Edhe shumë leprosurë qenë ndë kohë profitit Elisseut ndë Israil, e ndonjë nga ata nuk’ u qërua, përveçme Neemanit Sirosë.
28 E si digjuanë këto gjithë sa qenë ndë sinaguaj, u frinë gjithë me zëmëruarë.
29 E u ngrenë e e krienë atë përjashta qutetit, e e prunë ndë buzë malit, tek qe vënë binaja e qutetit ture, ta gremisnë atë.
30 E ai shkoi ndëpërmes ture, e iku.
31 E zbriti ndë Kapernaum, qutet Galileësë; e dhidhakste ata shëtunatë.
32 E çuditejnë për dhidhahi tij u bën, sepse dhidhahi e tij ish me eksusi, e me urdhër.
33 E ishte ndë sinaguaj një njeri kish Shpirt dhemonit pëgërë, e briti me madh.
34 E thoshte: Lena, ç’kemi na bëjëmë me ti, Iisu Nazarino? A erdhe na priç nevet? Unë di cili je tij, Shënjti i Perndisë.
35 E e qërtoi atë Iisui, e i tha: Pusho, e dil nga ai. E si e shtiu atë mbë dhe i paudhi, dolli nga ai pa bërë ndonjë keq.
36 E tromaksnë gjithë, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, e thoshnë: Ç’është këjo fjalë, me urdhër, e me fuqi porsit Shpirtëret’ e pëgëra, e dalënë?
37 E zër’ i tij vej tuke përhapurë mbë çdo vënd, mbë çdo anë.
38 E si u ngre nga sinagoji, hiri ndë shtëpi Simonit. E vjehëra e Simonit mbahej nga një ethe e keqe, e i lutejn’ atij për atë.
39 E si u qas mbi të, e porsiti ethenë, e e la atë atë çast, e ajo u ngre, e u shërben ature.
40 E si perëndoi Dielli, gjithë sa kishnë sëmurë, me çdofarë sëmundëra, i bijn’ ata tek ai, e ai si vij duartë mbi çdonjë nga ata, i shëron ata.
41 Edhe dhemonëtë dilë nga shumë, e thërrisnë, e thoshnë, se ti je Krishti i biri i Perndisë, e i qërton, e nuk’ i lijte ata thoshnë, sikundr’ e dijnë, ai është Krishti.
42 E si u kdhi, dolli e vate ndë vënd erimi, e turmët’ e kërkoijn’ atë, e erdhë ngjera tek qe ai, e e mbaijn’ atë, mos ikën nga ata.
43 E ai u tha ature, që: Duhetë vangjelis mbretërin’ e Perndisë, edhe ndë tjeratë qutete, se për këtë jam dërguarë.
44 E dhidhakste ndë sinagoje Galileësë.