Bible

Create

Inspiring Presentations Without Hassle

Try Risen Media.io Today!

Click Here

Luke 23

:
Albanian - ALTMK27
1 E si u ngrenë gjithë turm’ e ature, e prunë atë te Pillatua.
2 E nisnë ta kallëzoijnë atë, e thoshnë: Këtë e gjem na nakatos filinë tënë e mbodhis paguajmë Qesarit dhënëtë, e thotë vetëhen’ e tij se është Krisht mbret.
3 Edhe Pillatua e pieti atë, e i tha: Ti je Mbreti i Çifutet? Edhe ai ju përgjegj atij, e i tha: Ti e thua.
4 Edhe Pillatua u tha parëvet priftëret edhe turmëvet: Nukë gjej ndonjë faj mbë këtë njeri.
5 E ata shtrëngonishnë fort, e thoshnë, nakatos llaonë, tuke dhidhaksurë ndëpër gjith’ Iudheë, si nisi nga Galilea, ngjera këtu.
6 E Pillatua si digjoi Galileë, pieti pa nd’është njeriu nga Galilea.
7 E si mpsoi se është ndënë urdhër t’Irodhit, e dërgoi atë përsëri te Irodhi, gjëndej ahiere edhe ai ndë Ierusalim mb’ato dit.
8 E Irodhi si e pa Iisunë, u gëzua shumë, sepse shumë kohë dëshëron ta shih atë, sepse kish digjuarë thoshnë shumë për të, e shpëren shih bënej ndonjë thavmë nga ai.
9 E pieti atë shumë pietura. E ai nukë ju përgjegj atij as ndë ndonjë.
10 E qenë përpara parët’ e priftëret edhe grammatejtë, e kallëzoijnë atë shumë fort.
11 E Irodhi me asqer’ e tij, si e ksenderoi atë e e përqeshi, porsiti t’i vishnë atij rroba mira, e e dërgoi atë te Pillatua.
12 E atë ditë u bënë miq Pillatua me Irodhnë njëri me jatërinë; se përpara qenë ndë hasmëri.
13 E si mbëjodhi Pillatua parët’ e Priftëret, edhe arhondëtë, edhe llaonë.
14 U tha ature: prutë mua përpara këtë njeri, posi nakatoshiar llaoit. E ja unë e pieta përpara juvet, e nukë gjeçë mbë këtë njeri ndonjë faj nga ato e kallëzoni juvet.
15 E as Irodhi gjeti gjë, sepse tek ai u dërgova juvet, e ja nukë pat bërë ndonjë faj t’i bjerë vdekëjë.
16 Do ta rrah adha atë, pra do ta lëshoj.
17 E kishte edhe shtrëngim ju lëshon ature nga hapsana një njeri ndë ditë krëmptesë.
18 E gjithë turmëtë mbëjedhurë bashkë thirrë, e thanë: Ngrena këtë nga mesi, e lëshona nevet Varavanë.
19 Kij ishte vënë ndë hapsanë për një nakatosi qe bërë ndë qutet, e për një vrejëlë.
20 E përsëri u tha Pillatua, se duan lëshon Iisunë.
21 E ata bërtitnë, e thoshnë: Mbërthee ndë Kruq, mbërthee ndë Kruq atë.
22 Edhe Pillatua u tha ature për tretit, se: Ç’të keq ka bërë kij? Nukë gjej tek ai ndonjë faj për vdekëjë. Ta rrah adha atë, pra ta lëshoj.
23 E ata e shtrëngoijn’ atë tepër me thirrë fortë e kërkoijnë mbërthenej ndë Kruq. E sa vijnë po shtonejnë thirturat’ e parëvet priftëret edhe turmësë.
24 Edhe Pillatua apofasisi t’u bënej ajo duajnë.
25 E u lëshoi ature atë qe vënë ndë hapsanë për nakatosi e për vrejëlë, i kërkoijn’ ata; e Iisunë e dha ndë thelimë ture.
26 E kur e shpijnë atë zunë një Simon nga Qirini kthenej nga ara, e i vunë atij mbë krahë Kruqnë ta bij pas Iisuit.
27 E vijnë pas tij shumë turmë llaoit e gravet. E ato e qaijnë e priteshinë për të.
28 E Iisui si u kthie mb’ato, u tha: Bijat’ e Ierusalimit, mos qaji për mua, po qaji për vetëhe tuaj edhe për djelm tuaj.
29 Sepse ja vijënë dit do thonë: Lum shterpatë e barqetë nukë kanë pjellë, e sisëtë nukë janë thithurë.
30 Ahiere do zënë thonë malevet: Biri mbi nevet. E brigjevet: Mbulonani navet.
31 Sepse ndë bëjënë tila punëra ndë dru njomë, ndë thatënë ç’do bënetë?
32 E vijnë bashkë me edhe di tjerë qenë gjakëtorë, vriteshinë bashkë me të.
33 E kur vanë ndë vënd quhej i krerëvet, atje e mbërthienë atë ndë Kruq, edhe gjakëtorëtë, njerinë mb’anë djathëtë, e njerinë mb’anë mëngjërë.
34 E Iisui thosh: Baba, ndëjei ata, sepse nukë dinë se ç’bëjënë. E si ndajtinë rrobat’ e tij, shtijnë shorte.
35 E llaoi rrijte e vështron. E bashkë me ata edhe arhondëtë e përqeshnë, e thoshnë: tjerë shpëtoi, le shpëtojë edhe vetëhen’ e tij, nd’është kij Krishti, i zgjedhuri i Perndisë.
36 E qeshnë me atë edhe trimatë, e i qasejnë afër e i ipnë atij uthullë.
37 E i thoshnë: Ndë je ti mbreti i Çifutet, shpëto vetëhenë tënde.
38 E kishnë vënë mbi një shkruarë Gërqishte, Llatinërishte, edhe Çifutërishte: Kij është mbreti i Çifutet.
39 E njeri nga gjakëtorëtë qenë varturë, e vllasfimis atë, e thosh: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tënde edhe navet.
40 E tjetëri ju përgjegj me qërtuarë, e i tha: As ti nukë i trëmbe Perndisë gjënde ndë tillë mundim?
41 E sa për nevet qe me hakë, sepse marrëmë ato punuam, e kij nukë bëri ndonjë keq.
42 E i thosh Iisuit: Zot, kujtomë mua, kur viç ndë mbretëri tënde.
43 E i thot’ atij Iisui: Vërtet thom tij, sot do jeç bashkë me mua ndë paradhis.
44 E qe ngjera mbë gjashtë sahati, e u skotadh mbë gjithë dhe ngjera mbë nëntë sahat.
45 E Dielli u err, e qulm’ e Naoit u çuar ndë mes.
46 E Iisui si thirri me madh, tha: Baba, ndë duar tua do Shpirtinë tim. E tek thosh këto dha Shpirtinë.
47 E si pa Qindësi atë u bë, lëvdoi Perndinë, e tha: Vërtet kij njeri qe i drejtë.
48 E gjithë turmëtë kishnë ardhurë atje për parë këtë punë, si panë këto bënejnë, kthenishnë prapë tuke rrahurë gjoksn’ e ture.
49 E gjithë njohurit’ e tij rrijnë për mërguarit, si edhe gratë kishn’ ardhurë pas si nga Galilea, e shihnë këto punëra.
50 E ja një njeri quhej Iosif, qe një nga gjukatësitë, njeri i mirë edhe i drejtë.
51 (Kij nukë qe ndë mushavere e ndë praks ture) nga Arimathia, qutet i Iudheësë, shpëren edhe kij mbretërin’ e Perndisë.
52 Kij dolli përpara Pillatosë e kërkoi kurmin’ e Iisuit.
53 E si e zbriti atë, e pështolli me një çarçaf e e vuri atë ndë një varr peleqisurë, nukë qe vënë nd’atë ndonjë njeri kurrë.
54 E ajo qe ditë e prëmpte, e mënjët nisej e Shëtuna.
55 E si erdhë pas si edhe gratë, kishnë ardhurë bashkë me nga Galilea, panë varrë edhe ku kallë kurmin’ e tij.
56 E mbë kthierë bënë gati aromëtë e miratë; e sepse qe e Shëtunë nukë luajtinë sikundrë thosh nomi.