Bible

Engage

Your Congregation Like Never Before

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

Luke 22

:
Albanian - ALTMK27
1 E u afërua e krëmptea e lipsovet, thuhetë pashkë.
2 E kërkoijnë parët’ e priftëret edhe grammatejtë me çfarë lloi punë ta vrisnë atë, sepse trëmbishnë nga llaoi.
3 E hiri satanai nde Iudha, quhej Iskariot, ai qe një nga dimbëdhjetë.
4 E vate e kuvëndoi me parët’ e priftëret e me parët’ e vëndit, me çfarë punë t’ua ip ai atë mbë dorë ature.
5 E u gëzuanë e bënë kuvënd t’i ipnë atij asprë.
6 E u sterks e kërkon kohë t’ua ip atë ature mbë dorë pa nakatosí.
7 E erdhi dita e lipsovet mb’atë duhej therë për pashkë.
8 E dërgoi Petronë edhe Ioannë, e u tha: Hajdeni, e bënani gati pashkënë, hamë.
9 Edhe ata i than’ atij: Ku do bëjëmë gati?
10 Edhe ai u tha ature: Ja, me hijturë parë tuaj ndë qutet, do piqeni me një njeri mban një stamnë me ujë, hajdeni pas atij nd’atë shtëpi hijë.
11 E do t’i thoi zotit shtëpisë: Dhaskali thotë tij, ku është ndënjuritë tek do ha pashkënë bashkë me mathitit’ e mi?
12 E ai do t’u dëftojë juvet një çardhak madh, shtruarë. Atje bëni gati.
13 E si vanë, gjenë sikundrë ju tha ature; e bënë gati pashkënë.
14 E kur erdhi koha, ndënji ndë mësallë; edhe dimbëdhjetë apostojtë bashkë me të.
15 E u tha ature: Me shumë dëshërim desha ha këtë pashkë me juvet bashkë, përpara pësuarit sim.
16 Se u thom juvet, nukë do ha nga ajo, ngjera sa mbushetë ajo ndë mbretëri Perndisë.
17 E si mori potirë, efharistisi e tha: Merri këtë, e ndanie njëri me jatërinë.
18 Se u thom juvet, do mos pi nga ç’pjell vështi, ngjera sa vijë mbretëria e Perndisë.
19 E mori bukë, e si efharistisi, e theu, e ua dha ature, e u tha: Kij është kurmi im, ipetë për juvet. Këtë bëni për mbajturë mënd mua.
20 Ashtu edhe potirë si dërkujti, e tha: Kij është potiri i dhjatësë re mbë gjak tim, do derdhetë për juvet.
21 Po ja, dor’ e atij do paradhosjë me mua bashkë ndë mësallë.
22 E sa për bir’ e njeriut, ai vete sikundr’ është thënë, po ve mb’atë njeri, prej si paradhosetë.
23 E ata zunë kërkoijnë njëri me jatërinë, vallë cili nga ata është kij do ta bëjë këtë.
24 E u edhe qartë ndëpërmes ture mbi këtë, cili prej ature duketë jetë m’i madh.
25 Edhe ai u tha ature: Mbretërit’ e filivet tjera i zapëtojënë me fuqi, e ata i urdhërojënë ato thonë se u bëjënë mirë.
26 E ndër ju nuk’ është kështu; po ai është m’i madh ndër ju, le bënetë posi i vogëli, e i pari posi shërbëtori.
27 Sepse kush është i madh, ai rri ndë mësallë, a ai shërben? Nuk’ është m’i madh ai rri? E unë jam ndë mes tuaj posi një shërben.
28 E juvet jini ata kini mbeturë bashkë me mua ndë pirasmonje mia.
29 E sikundrë bëri mua gati babai im mbretërinë, ashtu edhe unë do t’ua bëj juvet.
30 hai e piji ndë mësallë time, ndë mbretëri time, e rriji mbi dimbëdhjetë frone gjukoni dimbëdhjetë filit’ e Israilit.
31 E i tha Zoti Simonit: Simon, ja, satanai kërkon t’u shosjë juvet sikundrë shosjënë grurëtë.
32 E unë u lutçë për ti, mos lipsjë besa jote e ndonjëherë kur ktheneç, stereos vëllazërit’ e tua.
33 Edhe ai i thot’ atij: Zot, jam gati vete me ti bashkë edhe ndë hapsanë edhe ndë vdekëjë.
34 Edhe ai i thotë: thom ti, o Petro, do mos këndojë kokoshi sot përpara se ti m’ arniseç tri herë, s’më ke njohurë.
35 E u tha ature: Kur u dërgova juvet pa kuletë, e pa torvë, e pa këpucë, u lipsi gjë kurrë? Edhe ata i thanë: Nukë na lipsi gjë.
36 E u tha ature: Po ndashti ai ka një kuletë, le ta marrë, kështu edhe torvë; e ai nukë ka, le shesë këmishën’ e tij e le blejë thikë.
37 Sepse u thom juvet, se duhetë paguhetë mbë mua edhe këjo është shkruarë, që: edhe me panomtë u nëmërua; sepse punëtë qenë për mua janë mbë sosurë ture.
38 Edhe ata i thanë: Zot, ja di thikëra këtu. Edhe ai u tha ature: Sado është.
39 E si dolli, vate sikundrë kish adetnë ndë mal t’Ullinjet. E i vanë pas atij edhe mathitit’ e tij.
40 E poqë vate ndë vënd, u thot’ ature: Faluni mos hini ndë piraksi.
41 E ai u largua nga ata sa shtieç një gur, e ra mbë gjunjë, e falej.
42 E thoshte: Baba, ndë do largo nga meje këtë potir; ma le mos bënetë thelima ime, po jotea.
43 E u duk nde ai një Ëngjëll nga Qielli, për forcuarë atë.
44 E si erdhi mbë shtrëngim, falej nëndurë. E ju tjers’ e tij posi pika gjakut bijnë mbë dhe.
45 E si u ngre nga falturitë e erdhi ndë mathitit’ e tij, i gjeti ata fleturë nga helmi.
46 E u tha ature: Pse fliri? Ngrihi, e faluni, mos hini ndë piraksi.
47 E pa sosurë edhe ai fjalënë, na e arriu një turmë njerëzet, edhe ai thuhej Iudhë, qe një nga dimbëdhjetë, vinte përpara ature, e u afërua nde Iisui, e duan ta puth atë.
48 Edhe Iisui i tha atij: Iudhë, me një puthurë paradhos bir’ e njeriut?
49 E si pan’ ata qenë rrotull’ atij, atë do bënej, i than’ atij: Zot, do t’u biemë me thikë?
50 E një nga ata i ra me thikë kopilit parit priftëret, e i preu atij veshn’ e djathëtë.
51 E Iisui u përgjegj, e tha: Sado ngjera këtu. E zuri veshn’ e atij e ja shëroi atë.
52 E u thotë Iisui parëvet priftëret, e parëvet Ieroit, e pleqet qenë ardhurë mbë të: Posi mbë një kusar dualltë, armatosurë me thikëra e me shkopinj?
53 Kur gjëndeshë unë me juvet bashkë ngadita ndë Iero, nukë shtitë duartë mbë mua. Po këjo është koha juaj, edhe fuqi e erësirësë.
54 E si e zunë atë, e shpun’ atë brënda ndë shtëpi parit priftëret’ e Petrua vij pas si për largut.
55 E dheznë zjar ndë mes vathit, e ndëjnë ata, ndënji edhe Petrua ndë mes ture.
56 E poqë e pa atë një kopile rrijte mb’anë zjarit, e vështroi atë mirë, e tha: Edhe kij me atë bashkë qe.
57 E ai e arnisi atë, e tha: Nuk’ e di, o grua, atë.
58 E për një çikë, si e pa atë një tjatër, tha: Edhe tij nga ata je. E Petrua tha: S’jam, o njeri.
59 E si shkoi afër një sahat e pastaje, veveos një tjatër, e thoshte: Vërtet edhe kij qe me ata, sepse është Galileo.
60 E Petrua i thotë: Njeri, nukë di se ç’thua. E atë çast pa sosur’ ai këtë fjalë, këndoi kokoshi.
61 E Zoti si u kthie vështroi Petronë, e Petrua u kujtua fjalësë Zotit, i tha atij, se pa kënduarë dhe kokoshi, do m’arniseç tri herë.
62 E si dolli jashtë Petrua, qau me pikëllim.
63 E ata burra mbaijnë Iisunë lidhurë, e përqeshnë atë e e rrihnë.
64 E i mbuloijnë sit’ e tij, e i bijnë shuplaka faqevet, e e pietnë, e i thoshnë: Profiteps se cili ësht’ ai ra.
65 Edhe tjera vllasfimira thoshnë kondrë tij.
66 E si u kdhi e u ditë, u mbëjodh gjithë pleqësia e llaoit, e parët’ e priftëret, e grammatejtë, e e shpunë atë ndë mbëjedhëjë ture.
67 E i thoshnë: Ndë je ti Krishti thuajna edhe navet. E u thot’ ature: Nd’ua thafça juvet, ju do mos besoni.
68 Edhe ndë ju pietça, do mos përgjegjeni, as do mos lëshoni.
69 Ma ndashti e pastaje, do rrijë i Biri njeriut mb’anë djathëtë fuqisë Perndisë.
70 E i thanë gjithë: Ti adha je i biri i Perndisë? Edhe ai u tha ature: Juvet thoi se unë jam.
71 Edhe ata thanë: Ç’na duhetë martiria, navet digjuam nga vetë goj’ e tij.