Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

John 16

:
Albanian - ALTMK27
1 Këto u thaçë juvet mos skandhaliseni.
2 Do t’u nxjerënë juvet nga Sinagojetë, po edhe do vijë kohë, kush t’u vrasë juvet, besojë bën nder Perndisë.
3 E këto do t’ua bëjënë juvet, sepse nukë njohnë babanë, as mua.
4 Po këto ua thaçë juvet, kur vijë koha kujtoni ato u paçë thënë juvet; ma këto nuk’ ua thaçë juvet përpara, sepse gjëndeshë me juvet.
5 Ma ndashti vete tek ai dërgoi, e ndonjë nga jush nukë piet mua: Ku vete?
6 Po sepse u thaçë juvet këto punëra, u mbuloi zëmërënë tuaj helmi.
7 Ma un’ u thom juvet vërtetënë, sepse ësht’ e vëjierë mbë ju vete unë, se ndë mos vafça unë Paraklitoi do mos vijë mbë ju, e ndë vafça unë, do ta dërgoj atë mbë juvet.
8 E poqë vijë ai, do qërtojë botënë për faj, e për drejtë, e për gjuq.
9 Sa për faj, sepse nukë besojënë mbë mua.
10 E për drejtë, sepse unë vete te babai im, e nukë shihni më.
11 E për gjuq pa, sepse arhondi i kësaj diniasë u dëmëtua.
12 Edhe shumë tjera kam për thënë juvet, po nukë mundni t’i mbai ndashti.
13 Ma kur vijë ai, Shpirti i vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë vërtetënë, sepse do mos thotë nga vetiu, po do thotë gjith’ ato do digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato do vijënë.
14 Ai do nderojë mua, sepse nga imea do marrë, e do t’u dëftojë juvet.
15 Gjithë sa ka babai miatë janë, pra andaj thaçë do marrë nga miatë, e do t’u dëftojë juvet.
16 Për një çikëzë, e nukë shihni, e për një çikëzë, e do shihni, sepse unë vete te babai.
17 Thanë dha ca nga mathitit’ e tij njeri me jatërinë: Ç’është këjo na thotë nevet: për një çikëzë e nukë shihni, e pa për një çikëzë, e do shihni, e unë vete te babai?
18 Thoshnë dha: Ç’është këjo thotë: një çikëzë? Nukë kupëtojëmë se ç’thotë.
19 E njohu dha Iisui duajnë ta pietn’ atë, e u thot’ ature: Për këtë kërkoni njeri me jatërinë, sepse u thaçë juvet: Për një çikëzë e nukë shihni, e pa për një çikëzë, e do shihni?
20 Vërtet, vërtet u thom juvet, ju do qai e do mirolloisni, bota do gëzonetë e juvet do helmoneni, po helmi juaj do kthenenë ndë gëzim.
21 Gruaja kur pjell ka helm, sepse erdhi koh’ e saj; po kur pjellë djalënë, nuk’ e kujtonetë shtrëngimnë nga gëzimi, sepse u le njeri ndë botë.
22 Edhe ju adha ndashti kini helm, ma do t’u shoh përsëri, e do t’u gëzonetë zëmëra juaj, e gëzimnë tuaj do mos e marrë njeri nga jush.
23 E mb’atë ditë do mos pietni mua për ndonjë punë. Vërtet, vërtet u thom juvet, çdofarë punë t’i kërkoni babait mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
24 Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do mirri, jetë gëzimi juaj plot.
25 Këto u thaçë juvet me parimira, po vjen kohë mos u thom juvet me parimira, po faqeza do t’u thom juvet për babanë.
26 mb’atë ditë do kërkoni mb’ëmër tim, e nuk’ u thom juvet se unë do t’i lutem babait për juvet.
27 Sepse ai babai vetë u do juvet, sepse juvet deshtë mua, e besuatë unë nga Perndia dolla.
28 Dolla nga babai e arçë ndë botë; e përsëri botënë e vete te babai.
29 I thon’ atij mathitit’ e tij: Ja ndashti faqeza na kuvëndon e ndonjë parimi nukë na thua.
30 Ndashti e njohm i di gjitha, e nukë qe hria piesë njeri. Për këtë besojëmë nga Perndia dolle.
31 U përgjegj ature Iisui: Ndashti besoni?
32 Ja, vjen kohë, edhe ndashti erdhi, përhapi gjithëkush ndë vënd tij, e mua liri vetëmë, e nukë jam vetëmë, sepse babai është me mua.
33 Këto u thaçë juvet, kini paq mbë mua. Ndë botë shtrëngim do kini, po kíi tharos, unë e munda botënë.